|
E Marte, 20 Tetor 2009 09:16 |
Eshte shitur ne ankand me gjysmen e vleres se tregut, keshtjella e Schenkendorf ne Gjermani e Ottomar Rodolphe Vlad Dracula.
Behet djale per princin Kretzulesco, te fundmin e familjes se famshme qe frymezoi shkrimtarin irlandez Bram Stoker. |
Publikoje kete faqe.
|
|
E Shtune, 01 Gusht 2009 08:52 |
Netët e korrikut bashkojnë personazhe të Big Brother në Vlorë.. Adi i
BB2 dhe Olsi i BB1, kanë preferuar të jenë pjesë e një shoqërie të
përbashkët, duke kaluar orë relaksi në Vlorë. Të dy personazhet e
njohur televizivë, janë parë së bashku në orët e natës në një nga
diskot verore të zonës së Radhimës. Grupi mund të ketë qenë duke
dëfryer në një tjetër ambjentet veror (kjo pasi djemtë e Big-ut, duket
që kishin konsumuar më parë alkool). Ata kanë hyrë në diskon
në fjalë, kur tingujt ishin të ulur në minimum. Frika e ndonjë gjobitje
nga policia, ka transformuar ambjentin e diskos në një tip bari të
thjeshtë, çka duket se nuk ka ngjallur interes për djemtë nga
kryeqyteti. Dy djemtë e Big Brother nuk kanë kursyer as komente për
mbylljen e jetës së natës. |
Publikoje kete faqe.
|
E Shtune, 18 Korrik 2009 09:23 |
Janë takuar shpesh me njëri-tjetrin, kjo falë vizitave të shpeshta që bëjnë secili në Tiranë e Prishtinë. Ish banori i “Big Brother 1”, por edhe fitues i këtij reality show, Arbër Cepani, duket se është drejt një lidhjeje të re. Herën e fundit vajzën simpatike me të cilën shoqërohet Arbri e kemi parë në Tiranë, në njërin nga klubet e natës në kryeqytet, nën shoqërinë e këtij të fundit. Po kush është vajza prishtinase me të cilën po shoqërohet Arbri? Ajo është Shota Baraliu, aktore dhe këngëtare njëkohësisht dhe një nga femrat më seksi në Kosovë. Nga burime pranë të dy personazheve duket se ata janë në fazën e njohjes me njëri-tjetrin. Aktivitetet e shumta që kanë çuar Arbrin në Prishtinë, apo kanë sjellë Shotën në Tiranë, janë bërë shkas i njohjes së tyre dhe ata kanë vazhduar të mbajnë kontaktet. |
Publikoje kete faqe.
|
|
E Diele, 05 Korrik 2009 09:54 |
Një jetë e re do të thotë angazhime të cilat as që mund t’i imagjinonin para se të futeshin në “Big Brother” por kur bëhesh i njohur dhe ke shumë fansa, çdo dalje në publik, jo vetëm për llogari tënden, por edhe të të tjerëve, është një moment i mirë për pak publicitet. Kështu ka bërë edhe Adela me Bjordin. Pak javë mbas mbarimit të programit “Big Brother” dhe pasi kanë shijuar ditët e sidomos netët vetëm në shtëpinë ku kanë vendosur të bashkëjetojnë, edhe ata si të gjithë shqiptarët u përfshinë në vorbullën e politikës paçka se më përpara nuk kishin patur kurrfarë lidhjeje me të. Të gjithë e panë se forcat e ndryshme politike zgjodhën disa figura që pëlqehen nga publiku qofshin këto këngëtarë ose thjesht personazhe televizioni, si karreme për të mbushur sheshet. Pothuajse të gjithë u ingranuan pa e vrarë shumë mendjen se për kë po shkonte kontributi i tyre, pasi siç dihet këta personazhe janë paguar jo pak. Bjordi dhe Adela patën kështu mundësi të bëjnë një tur nëpër Shqipëri falë mitingjeve të partive politike si dhe të takojnë nga afër fansat e tyre kudo ku ata janë, madje siç dihet, dhe të shumtë në numër. Mbas mbarimit të fushatës edhe për Bjordin dhe Adelën ka patur një moment pushimi si për të gjithë ata që u angazhuan aty. Pak ditë më parë paparaci ynë i gjeti ata duke shëtitur në breg të detit në plazhin e Durrësit. Mesa duket nuk kishin qenë aty për të bërë plazh por për të kaluar disa orë mbasdite në freskun që të krijon deti. Kjo duket qartë nga veshja e Adelës me taka dhe me xhinse, një veshje për shëtitje dhe jo për plazh. Natyrisht pranë çiftit ka qenë si gjithmonë edhe mamaja e Bjordit, |
Publikoje kete faqe.
|
E Enjte, 02 Korrik 2009 08:58 |
Erjola është një nga banorët e “Big Borther 2” të cilën ne patëm mundësi ta njohim më pak se të tjerët pasi doli e para nga kjo shtëpi. Por gjithsesi ne patëm rastin që të mësojmë disa gjëra të rëndësishme për jetën e saj. Erjola ka një vajzë 5 vjeçe, jeton në Kuçovë dhe me bashkëshortin i cili është emigrant në Greqi, nuk kishte marrdhënie të mira. Nga spektakli u krijua ideja sikur organizatorët i kishin sjellë të shoqin që të ribashkohej me Erjolën dhe gjithçka po rregullohej. Në fakt mësojmë që nuk ndodhi kështu. Erjola e ndodhur përpara kësaj surprize, nuk deshi ta fyente njeriu me të cilin kishte ndarë disa vite jetë dhe kishte një vajzë, kështu që u soll shumë mirë me të. Por pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” jeta rifilloi me të gjitha problematikat e saj dhe Erjola u rinda përsëri nga i shoqi. Por na vjen një lajm i mirë, tani Erjola është vendosur në Tiranë në një shtëpi me qera ku jeton vetëm dhe ka filluar punë tek kompania “Yldon”. |
Publikoje kete faqe.
|
|
|
|
|
|
Page 1 of 47 |