Arbėri “100 ditėt e mia brėnda shtėpisė” Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 17
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 04 June 2008

 Arbër Çepani, 21-vjeçari që studion për shkenca politike në Itali, tashmë është personazhi më i famshëm në gjithë hapësirat shqiptare. Në 100 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother” ai impresionoi mijëra njerëz me mënyrën e tij të sjelljes, konfrontimit në debate dhe pasionit për të vërtetën. Për Arbrin, “Big Brother” do të mbetet si një nga eksperiencat e vyera të jetës së tij. Thotë se do të vazhdojë të jetë në kërkim të eksperiencave, i bindur se jeta është e mbushur plot me të tilla.Në një intervistë më poshtë, fituesi i parë i “Big Brother Albania”, një personazh që përcjell pozitivitet në çdo shprehje, rrëfen gjithçka për këtë aventurë të pazakontë.

Per ta lexuar gjith lajmin klikoni "Lexoni permbajtjen". 

 

Jeni fituesi i parë i “Big Brother Albania”. E prisnit?

Normalisht, kur merr pjesë në një eksperiencë të tillë, merr parasysh që mund të dalësh javën e parë, por mund të dalësh gjithashtu edhe javën e fundit. E vetmja gjë që ke në dorë në këto lloj kompeticionesh është të japësh maksimumin. Më pas është vlerësimi i publikut ai që të çon përpara.

Mund të na i tregoni pak orët e para jashtë shtëpisë së “Big Brother”?

Jam akoma me shumë pak minuta gjumë dhe ndiej ende emocionin e natës finale. Në një farë mënyre vazhdoj dhe jetoj akoma në shtëpinë e “Big Brother”. Është vështirë të riambientohesh në jetën e përditshme pas tre muajsh izolimi total. Por jam i sigurt që kalova një eksperiencë shumë të bukur. Dhe eksperienca akoma më të bukura më presin.

Është një emocion i jashtëzakonshëm kur ecën në rrugë dhe shikon buzëqeshje njerëzish, njerëz që komplimentohen me ty dhe aty e ndjen më realisht vlerësimin që të ka dhënë publiku nga jashtë. Ishte ky vlerësim që më dha forcën për të shkuar deri në fund.

Si kanë qenë 100 ditët tuaja brenda shtëpisë? Ka pasur lëkundje brenda Arbrit, ditë kur mund të mendonit se nuk duhet t‘i kishit hyrë kësaj aventure?

Ishin 100 ditë që, në të mirë e në të keq, më dhanë mundësinë të jetoja një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila besoj se do të më shërbejë shumë edhe në jetën e përditshme pas “Big Brother”. Besoj se mund ta quajmë një master të vërtetë në marrëdhënie me njerëzit. Sfida ime para se të futesha ishte të merrja diçka nga kjo lojë dhe të jepja diçka gjithashtu. Dhe sfida që kisha me vetveten ishte a do të arrija dot të përshtatesha dhe të komunikoja brenda etikës me 17 banorë të tjerë, shumë të ndryshëm nga unë. Pas 100 ditësh mund të them me bindje të plotë se kam marrë shumë nga të gjithë banorët aty brenda dhe se do ta kujtoj gjithnjë këtë eksperiencë me një buzëqeshje.

Për sa i përket lëkundjes së Arbrit, jam një tip që kur marr përsipër një sfidë, mundohem ta çoj deri në fund. Në fund bëj bilancin e të këqijave dhe të mirave të kësaj sfide. Të mirat ia shtoj karakterit dhe të këqijat i kam parasysh dhe mundohem të mos i përdor te të tjerët.

Cili ishte Arbri, jeta e tij, para se të hynte në “Big Brother”?

Megjithëse kam kaluar një eksperiencë shumë të gjatë e të veçantë brenda në “Big Brother”, sot më takojnë e më thonë se “tashmë je bërë i famshëm”. Përgjigjja ime është gjithnjë shumë e thjeshtë: “Jam ai që kam qenë dhe vështirë se mund ta ndiej veten të famshëm”. E ndiej veten shumë të nderuar që kam marrë pjesë në një eksperiencë të tillë. Besoj se jetën që kam bërë përpara do të vazhdoj ta bëj edhe sot, me të vetmin ndryshim, që objektivat që kisha përpara, sot janë shumë më të realizueshme.

Le të flasim pak për historitë rozë që lindën brenda shtëpisë së “Big Brother”. Një “flirt” i tillë, nëse mund të quhet kështu, u komentua edhe midis jush dhe Jonidës. Ç‘mund të na tregoni më tepër?

Jonida është një person me të cilin kalova momente shumë të këndshme brenda në shtëpi. E kuptoj që njerëzit adhurojnë “telenovelat”, por të jeni të bindur që midis meje dhe Jonidës ishte thjesht dhe vetëm një raport miqësie.

Kur hytë në shtëpinë e “Big Brother” ju kishit një të dashur. Në natën finale Arbana tha se “tashmë nuk e keni më”. Çfarë ka ndodhur?

Fillimisht më thanë se e dashura nuk do të vijë në spektakël. Dua të tregohem i sinqertë dhe po u tregoj se e mora si shaka. Dhe nuk e fsheh që në natën finale prisja ta shihja diku. Por kam bindjen gjithsesi që pasi të komunikojmë sy më sy, gjithçka do të shkojë më mirë. Nga kjo eksperiencë, normalisht përveç familjarëve që e ndjenin shumë dhe që e përjetonin atë eksperiencë bashkë me ne, personat që e kanë ndjerë akoma më shumë, besoj, janë pikërisht të dashurit dhe të dashurat tona, të cilët nga situata shumë e veçantë dhe e papërshkrueshme që jetohej aty brenda, mund edhe t‘i kemi lënduar pa e dashur këtë. Por kam bindjen gjithsesi se gjithçka do të rregullohet. Pozitiviteti im ndonjëherë kalon çdo limit, apo jo?

Arbër, në një video mesazh ku shokët tuaj në Itali ju uronin fitore, dëgjuam të flitej për një projekt mbi një film për Skënderbeun. Ç‘mund të na thoni më tepër?

Ky projekt është ide e një regjisori që premton shumë në Itali. Quhet Roberto De Feo. Person që ka një dashuri shumë të veçantë për Shqipërinë dhe ka vendosur që projekti i tij i jetës të jetë një film kolosal për Skënderbeun. Si shqiptar ndihem shumë mirë kur shikoj që një i huaj respekton dhe nderon një nga figurat më të mëdha tona kombëtare. Jam munduar gjithmonë që ta ndihmoj me çfarë kam mundësi në këtë projekt. Shpresoj që kjo ëndërr e këtij regjisori të bëhet sa më shpejt realitet dhe ta shohim Skënderbeun ashtu siç i ka hije.

Kur dolët nga shtëpia e “Big Brother” deklaruat se do fillonit një fushatë sensibilizimi dhe solidariteti për të sjellë një mesazh ndryshimi? Mund të na e shpjegoni më qartë këtë?

Sfidën time të parë në “Big Brother” e fitova. Ishte ajo që të merrja diçka nga kjo eksperiencë. Sfida e dytë ishte që me shumën prej 50 mijë eurosh të jepnim një mesazh sensibilizimi dhe solidariteti, duke thënë me të madhe që me pak punë e pak vullnet mund të bëhen shumë gjëra të bukura. Sot që kjo ëndërr është bërë realitet, të jeni të bindur se nuk do të humbim kohë dhe do fillojmë sa më shpejt të krijojmë një grup vullnetarësh të cilët do lëvizin në çdo cep të Shqipërisë, ku ka nevojë për këto mesazhe, duke i hapur vetes një sfidë akoma më të bukur.

Ju studioni shkenca politike. A mund të imagjinojmë në të ardhme një Arbër përfaqësues të klasës politike shqiptare?

Në qoftë se e shikojmë politikën si një mjet që mund të sjellë ndryshimin, atëherë unë jam shumë i nderuar që të jem pjesë i këtij ndryshimi.

Ka Arbri diçka që nuk ka mundur ta thotë brenda shtëpisë së “Big Brother”, të cilën mund ta tregonte tani?

Në tre muaj, dashje padashje, siç thoshte dhe miku im Titi, kemi folur edhe më tepër seç duhet të flisnim dhe nuk mendoj se ka ngelur diçka për t‘u thënë tani

Gazeta Shqip

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
jeta  - tung   |91.187.123.xxx |2008-06-04 21:15:12
eka meritu bravooo arber
ganimete  - arberi   |82.114.76.xxx |2008-06-05 08:11:35
arberi raportet e juaja me besarten mund te thoni diqka ma konkret tani kur jeni
jashte shtepise se big bradher a jeni ofruar m me besarten me shume apo
raporte miqsie medoj se si tip shkoni shume mire me besarten
lina  - urime   |80.80.173.xxx |2008-06-05 09:37:39
e ke merituar, me plot kuptimin e fjales. Suksese
lira  - arberi   |80.80.173.xxx |2008-06-05 09:39:16
urime per fitoren, suksese ne jete nga Kosova
arta   |80.80.173.xxx |2008-06-05 16:14:41
arber urime por deshiroj te jesh dashnor i beses se jeni qift i pershtatshem
leje italjankennnnnnnn shka pot duhet
fini  - sh e cuditshme3   |83.172.209.xxx |2008-06-06 01:15:47
une si kuptoj "universitetet" italiane...te jesh aty dhe ne BB????
imrane  - pergjigju   |80.80.167.xxx |2008-06-12 10:58:43
tung arber e ki meritu ti edhe besarta tung jeni am te miret ti edhe besa
mysara  - te lumte   |91.187.123.xxx |2008-06-22 01:08:26
ke ken i mire shume nga te gjitha aspektet 100 ditet sa ke banuar ne shtepin
e afmesheme ne Shqiperi ke ken i perkushtuar me te gjitha gjerat qe ju
perkaseshin mbrenda shtepis ke ken tejet i kendeshem me ke pelqyer pa mas sdi
qte them per ty ska fjal as koment gase sdo te kishte as fjal do te
hargjoheshin per te mirat qe do ti tregoja te adhuroj shume
erzana  - arbri   |77.28.65.xxx |2008-10-16 22:52:09
tungii arbri je me i mir edhe ki meritu ok edhe te miret edhe besa
hasibe  - big brather   |91.187.125.xxx |2009-01-05 08:40:21
ej arber shum imir je veq vashdo me besen se shum te pershtatshem jeni mos tjav
nin hiq ve q vazhdoni kshtu
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.16949 Seconds