|
Thursday, 29 May 2008 |
Si gjithmonë shakatë e Olsit dhe Najadës janë të pamëshirshme ndaj Astritit. Najada i lexon Astritit formularin që ka plotësuar sipas porosisë së BB për punësim.Astriti ka shkruar tek vendi i adresave "Rr. Kllojkë"- dhe Najada nis e përqesh, duke u mbështetur nga Olsi dhe Poli. Ata lexojnë pothuaj gjithcka që ka shkruar Astriti, kur përshkruan veten e vet.
Në përshkrimin për veten ai ka shkruar "Jam një njeri që e bëj punën dhe pasion dhe kam marrëdhënie shumë të mira me klientët e mi." Ata vazhdojnë të qeshin, për shkak të naivitetit të Astritit e meqë asgjë nuk e marrin seriozisht, qeshin pa të keq. Por pikërisht kjo gjë Astritit nuk i pëlqen. Kur Astriti nxehet seriozisht, Olsi dhe Poli heshtin dhe u heqin buzeqeshjen, vetëm konflikti me Najadën vazhdon me tone të ashpra. Astriti i thotë se ajo nuk e ka haberin se nga bie etika, sidomos kur vjen puna tek shakatë që bën, duke i përmendur një batutë që i ka bërë Olsit. (Kollaren në burg ke mësuar ta lidhësh?) Najada i thotë se ai nuk ka të drejtë t'i ndalojë asaj të qeshi dhe se Titi nuk merr vesh nga shakatë edhe se merr kot. I thotë gjithashtu se ai mund t'i thotë për ankesat personale që ka ndaj saj, por mos të përfshijë marrëdhënien që ajo ka me Olsin, Polin ose Arbrin. Si përfundim edhe Najada nxehet me faktin që Astriti nxehet; debati vazhdon mes të dyve ndërsa Olsi dhe Poli nuk flasin. Nervat dhe toni i lartë i zërit, bie ngadalë dhe të gjithë rrinë në qetësi, derisa Olsi thotë se tani bëjnë mirë të rrinë në qetësi edhe të mos flasin. Astriti i thotë se ata nuk kishin të drejtë të talleshin me të, pasi nuk kishte asgjë për të qeshur me mënyrën sesi e kishte plotësuar formularin e tij. Ai vazhdon institon se në vendin e adreses ai nuk do të mund të kishte shkruar tjetër gjë, vec asaj që kishte shkruar. Pas zënies Në kopësht mbeten vetëm Olsi, Najada dhe Poli- ndërsa Astriti ka ikur të flejë. Arbri është ende duke shkruar të dhënat në formularin e tij. Ata vendosin të flenë shumë shpejt, pa e zgjatur. Burimi : http://bigbrother.top-channel.tv
|