|
Monday, 28 April 2008 |
Bisedat mes banoreve kesaj jave kane nisur me kujtime nga jeta e meparshme ne B.B. Jane dy banoret e reja, Jonida dhe Dorina qe i shtyjne te rikujtojne histori dhe ngjarje nga javet e kaluara. Keto jane momentet ku harmonia mes banoreve eshte e dukshme. Ne bisedat dyshe, banoret jane ndare ne cifte dhe secilat jane ato, kjo eshte bere e dukshme, qe perpara daljes se Julindes.
Besa me Shkelqimin flasin per momentet me te mira ne B.B dhe Besa kujton se castet me te mira ajo i ka ndare ne shoqerine e sinqerte qe ajo ka me Julinden. Ajo i thote Shkelqimit se ka qene ajo, ne krahasim me te tjeret, qe e ka afruar me shume. Dhe ndoshta kjo gje nuk ka pasur perhere rezultat pozitiv, sidomos tani qe ajo ia ndjen mungesen. Shkelqimi kerkon ta ngushelloje, duke i thene se kjo miqesi do te zgjase edhe jashte shtepise dhe ne kete pike asaj i mbetet thjesht te kerkoje nga vetja sigurine dhe kenaqesine, pasi loja do ta vere shume shpesh ne veshtiresi. Shkelqimi thote se kur iku Ervisi, ai eshte ndjere njelloj, por me vone e ka kuptuar se loja te detyron te manipulosh ndjenjat e tua. Besarta me vone i tregon edhe Arbrit sesa i mungon Julinda dhe se ndihet e trishtuar pa te ne shtepi. Arbri i thote te perdore prakticitetin dhe te mos e ktheje kete ne nje drame. Arbri thote se edhe atij i mungon. Poli kerkon ta binde Besen gjithashtu se jeta ne B.B eshte e shkurter dhe se ajo do te kete gjithe kohes me Julinden jashte. Burimi : http://bigbrother.top-channel.tv
|