|
Thursday, 24 April 2008 |
Najada zgjohet edhe shkon ne kopesht tek te tjeret. Ajo ka pare nje enderr shume te bukur, me njerez te veshur si fruta dhe qe festonin brenda shtepise se B.B. Kur zgjohet Najada, keto jane momentet kur bisedat ne lidhje me Shkelqimin-Rominen dhe energjite negative qe gjenerojne, shmangen plotesisht. Najada ka pare edhe Inen, Ilden dhe Olen qe erdhen brenda ne shtepi, per t'u zene ne fakt dhe ajo u zgjua.
Edhe Astriti dhe shkon te te tjeret dhe thote se ka pare nje enderr shume te keqe. Ai ua tregon: Ishim ne nje shtepi dy-kateshe, Cimi, Romi dhe ai, bashke me nje person te padukshem, si fantazem, qe i vriste njerezit. Kjo qenia dallohej vetem kur pinin duhan, sepse vetem tymi i bardhe e bente te dukej. Pas disa kapercimesh absurde ne enderr, ata te katert gjenden ne nje dhome te mbyllur, por ne fakt celesin e kishin Romina me Cimin. Astriti tregon se donte ta kapte fantazmen, por Romina me Cimin benin si indiferente. Astriti tregon se ata te dy, ne vend qe te mundin fantazmen, Cimi me Rominen i kthehen atij vete dhe ne nje moment kur e ze gjumi, i behet sikur ata shkojne ta mbysin ne gjume. Ne kete pike te endrres eshte zgjuar i lebetitur dhe i djersitur. Burimi : http://bigbrother.top-channel.tv
|