| Ervisi: I zhgėnjyer nga Arbėri dhe Astriti |
|
|
| Friday, 11 April 2008 | |||||||
|
Mesazhi i parë ishte i profesorit tim, Henri Çili, i cili më shkroi: “Komplimente, eksperiencë e bukur, good, come back”.
daljen nga shtëpia.
Si kanë qenë këto ditë jashtë shtëpisë? Veç mallit për shtëpinë brenda dhe sigurisht për banorët, kanë qenë ditë intensive me shumë takime, sistemime të gjërave, të punëve dhe një rikthim në shkollë e në punë. Po. Normalisht që kishte shumë mbetje qejfi për situata të krijuara, gjëra të cilat e kishin bërë të ndihej keq, por tashmë marrëdhënia jonë është stabilizuar, edhe pse ka shumë nevojë për besim të ndërsjellë. Nuk them se ka pasur gjëra të gënjeshtërta, por më tepër se është abuzuar me disa çaste në funksion të scoop-it, ndërkohë që ka pasur momente më të bukura për t’iu servirur publikut. Përfshirë këtu dhe disa shaka që janë servirur si të vërteta. Është tërësisht ndryshe të jesh me ta brenda, e ndryshe t’i shohësh nga jashtë. Nga brenda, ti nuk mund t’i kuptosh të gjitha situatat, sepse nuk ishe gjithkund, dhe krijoje një afeksion shumë të madh me gjithsecilin. Ndërsa duke i parë nga jashtë, unë nuk e kam ndryshuar mendimin tim për disa prej banorëve dhe kam vënë re shtimin e personave në grupe. Arbri dhe Astriti, jo për faktin se më kanë nominuar, se ajo është vetëm një lojë, por thjesht se ma mohuan një fakt të tillë kur unë ua thashë në sy, duke m’u përbetuar. Shiko, dua t’i sqaroj që të gjithë, sepse Visi nuk ka hequr vetulla ndonjëherë. Por, edhe po të ndodhte ndonjë gjë e tillë, nuk duhet kuptuar dhe marrë kaq tragjikisht ose në mënyrë kaq cinike. Gjithsesi, mund të them se përfolja e heqjes së vetullave nuk është aspak e vërtetë. Ata që më njohin nga afër, binden për këtë që unë nuk kam pse e marr një hap të tillë. E do të bindeshin edhe ata që do të më njihnin ose do të më njohin këtej e tutje. Ishte një përvojë e veçantë, që nuk besoj se do të jetë një shans i dytë për ta përjetuar. Çdo sekondë, minutë dhe orë ishte e veçantë brenda në atë shtëpi. Gjithashtu, edhe banorët ishin të veçantë në tipin e tyre. Mendoj, që edhe pse pati debate e përplasje, edhe pse ata më kanë nominuar, gjithsesi, do të jenë miqtë e mi gjithnjë, me të cilët përjetova këtë përvojë të veçantë.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




Nga cili ju ka ardhur mesazhi i parë pasi dolët nga shtëpia?