Miqesi me Vajza e Djem

Miqesi me Vajza e djem Shqiptare

Vizitoret Online

Kemi 29 miq dhe 1 anetare online

9362 anetare gjithsej

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Anetaret

9361 Anetare
5 Te Rinj Sot
15 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: sevdie
Milan mposht kampionėt
Sunday, 28 September 2008 | vigan

Derby Della Madonnina ndërmjet Milanit dhe Interit i zhvilluar sonte në San Siro i ka takuar skuadrës kuqezi.
+ E Plote

Artikuj te tjere

Lusi: OLSI eshte martuar me nje 60-vjecare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 31
I dobėtMė i miri 
Saturday, 03 May 2008

 Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte.

Kliko : "Lexoje permbajtjen" per te lexuar historine e marteses se Olsit me plaken angleze. 

 

Lysika Hajdari, një vajzë e gjatë, bionde dhe shumë simpatike, papritur ka ndjerë interesin mediatik mbi jetën e saj edhe pse vetë ajo tregon se nuk e ka kërkuar këtë gjë pasi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për karrierën e saj si modele. Dhe kjo është shumë normale, pasi Lusi ishte e dashura e Olsit, njërit prej konkurrentëve të spektaklit shumë të ndjekur “Big Brother”. Të gjithë e mbani mend Lusin disa javë më parë ku në mënyrë demonstrative në mes të spektaklit shkoi dhe i kërkoi Olsit që të ndahen, pasi ai kishte fyer dashurinë e saj. Mirëpo figura e Olsit ndërkohë përbën shumë interes jo vetëm për lidhjen intime që ai ka filluar me Najadën brenda shtëpisë së “Big Brother”, (e intensifikuar sidomos mbas ndarjes me Lusin), por edhe për shumë thashetheme të tjera që qarkullojnë për të kaluarën e tij. Lusi mund të na hedhë dritë mbi disa të vërteta pasi ka qenë e dashura e tij për më shumë se tre vjet dhe natyrisht me një të dashur me të cilën edhe ka bashkëjetuar, konfidenca është shumë e madhe.
Lusi, tani që ke deklaruar publikisht ndarjen me Olsin, e sheh “Big Brother” në kanalet që japin 24 orë këtë program?
Jo, do ta kisha ndjekur por ngaqë është Olsi nuk e shoh.
Nuk ke kuriozitet të dish se ç’po ndodh mes Olsit dhe Najadës?
E pse duhet të kem, me ndarjen tonë, Olsi është i humbur jo unë.
Si mendon, lidhja e Olsit dhe Najadës është e vërtetë apo gjithçka ka Olsi po e bën për hir të lojës?
Jam e sigurt që jo vetëm Olsi, por edhe Najada e kanë këtë lidhje veçse një lojë. Pastaj shoh disa puthje bajate që ai ia jep asaj. Olsi nuk më ka puthur kurrë ashtu. Mendoj që Olsi po të ishte aktor nuk do të kishte nevojë fare për dubla, aktron në mënyrë fantastike.
Pra e shikoke “Big Brother”?
Jo, shoh spektaklin e së shtunës dhe diçka kam parë nga përmbledhja që jepet aty.
Megjithatë shpesh ka pasur dyshime sikur vajtja jote tek Olsi për t’i kërkuar që të ndaheshit u bë thjesht për show, për t’i dhënë pikë Olsit. Eshtë e vërtetë?
Jo aspak, madje mund të them që të gjithë i kisha kundër për të shkuar aty, që nga familja ime që është e nderuar në Tiranë, shoqëria, të gjithë. Unë doja të shkoja aty për të sfiduar veten në një farë mënyre, për të parë sa e fortë jam.
Olsi ka treguar brenda shtëpisë se është shumë tip Don Zhuani. Gjithmonë kështu ka qenë?
Jo, mua nuk ma ka treguar asnjëherë atë anë të karakterit të tij. Jemi lidhur tre vjet më parë. Në fillim ishte tip anglezi, më pas u shqiptarizua, madje ishte shumë xheloz për mua.
Çfarë ndjen për Olsin?
Ndjej keqardhje, por më ka marrë shumë malli.
Që do të thotë se mbas daljes nga shtëpia mund ta shikosh mundësinë për t’u ribashkuar?
Jo, lidhja me të ka marrë fund një herë e përgjithmonë, mund të jemi thjesht miq asgjë më shumë.
Po nëse ai do të thotë se e gjitha kjo ishte një lojë, pasi aty fitoheshin 50 mijë euro?
Jo as për para nuk duhej ta kishte bërë. Olsi është djalë i zgjuar, më vjen keq por e shoh komplet të tjetërsuar.
Mamaja e Olsit ka thënë në një gazetë se, Olsi është i martuar. Ti dije gjë për këtë fakt?
Po unë e dija. Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte. Por më bën përshtypje pse duhej ta thoshte këtë fakt mamaja e Olsit. Mbase për të më ulur mua. Sinqerisht më vjen keq. Unë kam bashkëjetuar me Olsin tek shtëpia e prindërve të tij dhe e dija që e ëma kishte xhelozi për mua, por ajo nuk e kupton se duke nxjerrë të tilla gjëra i bën keq të birit, se mua s’ka çfarë të më bëjë.
Së fundi si mendon do ta fitojë Olsi “Big Brother”?
Jo, nuk ka për ta fituar dhe për këtë më vjen keq. Mendoj që “Big Brother” do ta fitojë Arbri.


Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte.

Burimi : Gazeta Panorama

 

Edhe 2 foto te tjera..

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
vigan   |2008-05-03 16:18:38
Lol histori interesante apo jo hahaa.
ANONIM AA  - tTi e do po ai nuk te do   |91.187.122.xxx |2008-05-03 18:36:55
Keto qe ke then moj e gzume tregojn qe ti e do po ai ska cfar te doj tz moj e
paftyre ti dukesh si nena e mamas se olsit .Mos u mundo jo per letra jo per
pashaporte ty nuk te ze gjumi ty te vjen te plasesh po ske cfar ben .Me mir mos
fol tregoju e zgjuar mos jep intervista neper gazeta se i largon edhe djemt e
tjer e mbetesh vejushke ne shtepi tung nga kosova mos fol pa lidhje tung dhe
nje her ti e do po ai nuk te do moj e gzume
xhani  - hejjj   |82.114.85.xxx |2008-05-04 02:12:49
o shum te mir jeni kon qift shum i pershtatshem o olsi ke gabu me noqen shummmmm
shummm ke humb ni person shum te mir
behari  - mendimi im   |86.134.162.xxx |2008-05-04 13:55:29
per mendimin tim olsi eshte treguar kulimi me i mall qe mund te ekzistojne!!
ai
e kishte te dashuren e vet jashte,prandaj nuk do duhej qe ta nderronte ate me
nje laviere rrugash te tipit najada!
ish e dashura e olsit veproj ne menyren me
te mire ,qe ja perplasi olsit ne surrat duke u ndar nga ai!
leti   |91.187.123.xxx |2008-05-04 14:12:40
qte duhet nje djal si aii.. ti je e bukur shuummee dhe ai seshte per ty dhe ka
per ta vujtur me shum se ti faktin e ndarjes keshtu qe mos e mundo veten dhe
flake at djalosh te lumte qe ke pas guximin dhe ai sa do qe mundohet ta luaj
rolin e nje don zhuani ai eshte vetem nje horr fare
ketja  - hi   |80.80.163.xxx |2008-05-04 15:10:18
pershendetje nga ketja ndarja e olsit me lusin me te vertet ja vlen qe te
komentohet lusi ka bere gjen me te mir qe kish mund ta ben ndonjher ne jeten e
saj per lusin me vjen keq ama olsi me siguri do ti bart pasojat.....
tung nga
kosova
rina  - tung   |80.80.163.xxx |2008-05-04 15:20:46
Mendimi im per ndarjen e Olsit dhe Lusit eshte se Lusi u tergua shum
guximtare dhe te gjitha gabimet e ti ja shpalosi ne sy me nje shikim te
jashtezakonshem Lusit i deshiroii shumm fat kurse Olsi le te vazhdoii me
intrigat e tiaaa ..
pershendetije nga Kosova .
raisa  - olci????   |217.24.244.xxx |2008-05-04 16:29:35
si mund te thoni per olcin nje ri i mire>????? jooooooooooooo eshte njeriu me i
papershatshem per nje goc eshte aventurier per lusin me vjen gjynaf se eshte sh
e mire najada eshte kv e fierit na turperove moj goc nga fieri ju pucccc
vigan   |2008-05-04 17:07:30
Olsi dhe plakat haha.
vlora   |80.80.161.xxx |2008-05-04 22:14:02
olsi ma i keqi shum i keq najada sikur me kan ni shkin e keqe hahahaha po te
dyt i kisha hjek prej bigbrather se shum keq nuk po shikohet ma prej si i kan
lan ata aty ma te kqit e jan dal ma te mirt tung kaloni bukur .
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Cila eshte kengetarja me seksi Shqiptare?
 

Foto te Rastit

Ciljeta

Ciljeta

Date: 03/06/2008 Views: 1063

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

SMS Falas

SMS falas
Powered By PageCache
Generated in 0.17606 Seconds