|
Thursday, 24 April 2008 |
Shkelqimi dhe Olsi, si gjithe te tjeret rrine ne kopesht, por nuk kane bisede te mire. Shkelqimi e ngacmon, duke i thene se po i duket sikur nominimi po i peshon Olsit. Olsi i thote se vetem atij duket sikur i eshte bere shume qejfi qe Olsi eshte i nominuar, por Shkelqimi kesaj nuk i pergjigjet. Olsi thote se do ia ngjisi emrin "Cim Dallaverja". Hidhet Romina, duke i thene Cimit, se nese vazhdon te haje ashtu do te rrjepi fytin.
Cimi i thote Romines se ajo ka mesuar nga mesuesi. Romi i thote se nxenesi i mire e kalon mesuesin. Ketu nis nje fjale-shkembim i ashper mes Romit dhe Cimit, ndersa Olsi vetem hedh ndonje batute. Cimi e pyet Titit, nese ai ka ndonje gje per te thene. Astriti i thote se ai i tha te gjitha vete edhe nuk i la gje atij per te thene. Pastaj Astriti i thote se nese ka nevoje per dado nuk eshte ai personi i duhur. Romina qesh me te madhe dhe i thote Titit qe eshte shume i forte. Shkelqimi stresohet. Poli eshte prezent dhe tenton te thyeje debatin me Rominen, por nuk ia del dot. Ketu nis nje shkembim zjarri ndermjet Cimit dhe Romines, me batuta qe nuk i shkojne asnjerit as tjetrit. Inati i Romines eshte ne fakt nje hakmarrje per gjithe lojen qe me pare Shkelqimi ka hedhur mbi te. Asaj nuk i harrohen batutat e Cimit dhe tani ajo shprehet se eshte e sigurte te vetja dhe e sigurte se armiku i saj me i madh eshte Shkelqimi. Sado qe Cimi akuzon njelloj, gjendet me shume ne pozicion mbrojtes. Ne kete loje, Olsi do te duket i paanshem, edhe pse eshte e qarte qe eshte lojtar partner i Romines, duke pritur batutat e saj, qe ta nxjerri Shkelqimin ne shteg, per disa gjera qe Shkelqimi i ka thene Romines per Olsin.
Burimi : http://bigbrother.top-channel.tv
|