Vizitoret Online

Kemi 38 miq dhe 2 anetare online

9373 anetare gjithsej

Olsi i thotė Najadės: Nuk martohem me ty Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 19
I dobėtMė i miri 
Monday, 26 May 2008

 Sot, në orën 20.15 në ekranin e "Top Channel" do të jepet spektakli i "Big Brother".Olsi me Najadën qëndrojnë në dhomën e gjumit, ku Najada i përkëdhelet Olsit. Ai e pyet se çfarë do, por Najada në një moment qëndron si e ngrirë dhe i përgjigjet se nuk do asgjë. Pas kësaj ajo e përqafon sërish Olsin, por ai i propozon asaj të flerë vetëm. Ky propozim i tij hidhet poshtë nga Najada, duke i thënë Olsit me përkëdheli se është maskara dhe se ajo s‘ka për të fjetur vetëm. Ai e pyet se përse ajo është aq me nerva me të, ndërsa Najada vazhdon të përkëdhelet dhe e pyet nëse ai e ka shumë xhan.

Per ta lexuar komplet lajmin klikoni " Lexoni permbajtjen".

 

Najada nuk e thotë dot fjalën "sakrificë", duke e ngatërruar ajo pohon se nuk i thotë dot këto fjalët e mëdha si "sakrifitet". Të shtrirë në shtrat, Najada i thotë Olsit të durojë edhe një javë. Duke mos e kuptuar këtë, ai e pyet se çfarë do ndodhë pas një jave dhe përgjigjja e Najadës me të qeshur është se do të kenë punë pas përfundimit të B.B.-së, do të fejohen, do të martohen etj. Si për t‘u siguruar pak më seriozisht kësaj radhe, ajo vazhdon ta pyesë nëse do të fejohen dhe martohen. Ndërsa Olsi i përgjigjet se nuk e ka lënë mendja të fejohet e të martohet me të, madje ai i thotë edhe Najadës se e kanë lënë trutë edhe atë. Olsi vijon duke i thënë se me tërë mend që ai është i shkarë, por jo deri në atë pikë sa të fejohet dhe martohet me Najadën. Ti as një fjali nuk e çon deri në fund e jo më të fejohesh me ty. Najada i thotë se deri tani i ka thënë maskara për t‘u tallur, ndërsa tani po i thotë me të vërtetë që është "kokrra e maskarait". Ajo përpiqet të përqafojë Olsin dhe t‘i thotë diçka, por ai i thotë t‘i flasë pa u kacavjerrë. Ajo me përkëdheli i thotë Olsit se përse e ofendoi duke i thënë se nuk do të martohet me të, sepse ajo donte të dilte në vend tjetër, por Olsi vazhdon t‘i qëndrojë të vetës, duke i thënë se nuk e ka lënë mendja të fejohet me Najadën dhe se as atë nuk e ka lënë mendja të fejohet me Olsin; ai ka punë të tjera jashtë se sa të merret me Noçen. Ata vazhdojnë të qëndrojnë të përqafuar dhe Najada i kërkon Olsit ta marrë me të mira për fjalët që i ka thënë.


Buxheti i javës


Për banorët ka ardhur momenti të dëgjojnë buxhetin e javës. Arbri u lexon banorëve komunikimin. Buxheti i tyre për këtë javë është i plotë. "Big Brother" u kujton të gjithëve të bëjnë kujdes me llogaritjet dhe shpenzimin e buxhetit.
Fillimisht Olsi heq cigaret për Najadën dhe për veten, madje ai u thotë të marrin edhe verë. Ndërkohë, të gjithë mblidhen për të llogaritur shpenzimet mbi produktet ushqimore që do të blejnë.
Gjatë llogaritjeve nuk kanë munguar ngacmimet. Najada thotë që të mos marrin "Cornflakes", sepse Poli del nesër.
Ndërkohë që Olsi ia ka kaluar Astritit përgjegjësinë e llogaritjeve të buxhetit. Ai shkon dhe provon trahananë që ka gatuar Titi, por me sa duket nuk i ka pëlqyer, sepse thotë që trahanaja e Titit duket sikur ka shfryrë hundët në të. Situata nxehet disi kur Najada i kërkon Astritit të marrin çokollatë, por ai ka harruar ta shënojë. Olsi shkon dhe i thotë Astritit të mos harrojë të shënojë çokollatën që i ka kërkuar Najada se nuk po i kërkon ndonjë gjë të madhe, ai shton se ajo e meriton dhe se po të ishte ai do t‘i shënonte dy e jo një. Banorët qeshin dhe vazhdojnë më tej me llogaritjet e tyre të buxhetit.


Humor

Banorët kanë dalë në kopsht dhe tregojnë situata komike nga jeta e tyre. Arbri tregon për sfilatën e "Super Model of the World" dhe thotë që kishte qëlluar në tavolinë me dy vajza shumë të bukura, krejt rastësisht. Olsi hidhet dhe thotë - nuk kanë parë ende Noqen ato, t‘i hidhte të gjithë në tokë. Najada e nxehur i thotë të mos e thërrasë më ashtu. Olsi e pyet se përse nuk mund ta thërrasë ashtu, të paktën atij Najada duhet t‘ia lejojë ta thërrasë "Noqe".
Por ajo i kthehet, duke i thënë se kush është ai që ta thërrasë me atë nofkë. Olsi i thotë se ai mendonte se ishte dikush për të, por tani që ajo po i thotë se është askush, atëherë ai do ta thërrasë thjesht Najada. Por, tashmë edhe Astriti ka filluar ta thërrasë "Noqe". Të gjithë bashkë kujtojnë premtimin që u ka bërë Shkëlqimi për të vajtur në Turqi; ata me të qeshur mendojnë se tashmë ai do ta ketë bërë gati autobusin. Najada thotë se Shkëlqimi i ka premtuar asaj të marrë edhe një shoqe me vete. Olsi thotë që ta bëjnë fakt të kryer, t‘i shkojnë me valixhe gati poshtë dritares. Ata imagjinojnë udhëtimin për në Dumre dhe Turqi e qeshin. Biseda vijon duke biseduar rreth vendeve turistike dhe dëshirës për të udhëtuar. Arbri tregon kuriozitete rreth Kubës.


Për daljen nga B.B.


Olsi, Arbri dhe Poli vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht dhe Arbri u përmend të tjerëve se si sot java do të jenë nëpër Tiranë. Ndërsa Olsi thotë se do të jenë duke u larë në ndonjë vend. Të tre mendojnë se duhet të kalojnë dhe një farë kohe me njerëzit e shtëpisë, meqë kanë ndenjur tre muaj larg. Ata kujtojnë eksperiencën e papërsëritshme në "Big Brother". Olsi thotë se tani që e ka provuar, do të hynte pa problem te të gjitha edicionet e tjera të "Big Brother". Ai shton se ka kaluar shumë eksperienca brenda shtëpisë. Edhe Poli ia mbështet mendimin, duke thënë se kanë kaluar mjaft situata nga më të ndryshmet dhe u kanë bërë ballë. Ata bisedojnë se ka qenë vërtet e vështirë, duke mos ditur absolutisht asgjë mbi spektaklin dhe morën guximin e hynë brenda. Olsi thotë se e shtuna e fundit do të jetë e vështirë dhe se duhen fiksuar gjithë cepat e shtëpisë. Ata imagjinojnë natën e fundit të spektaklit se si do të jetë.
 

 

Gazeta Shqip. 

 

 

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
vigan   |2008-05-26 12:55:57
Cfare mendoni ju?
santuci  - ju kam **** ropte mu ne pith   |80.91.122.xxx |2008-06-03 08:57:32
noces ja kam qi ropt mun e pith putane te pese oqeaneve.noce ajde merma njere
pipore.i joti santuci.
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.15977 Seconds