|
Perfundon Sezoni i Pare i Big Brother Shqiperi |
|
|
|
Sunday, 01 June 2008 |
|
Faleminderit që u bëtë pjesë e BBA Eshtë fjalia hapëse e Arbanës drejtuar publikut dhe banorëve, pikërisht përpara se t'i thotë Arbrit dhe Olsit se kush është fituesi i kësaj maratone 100 ditore dhe fituesi i cmimit prej 50 mijë eurosh. I pyet të dy cunat sesi ndihen. Arbri thotë se ishte një sfidë e vërtetë dhe se ndihet i rritur tashmë. Olsi thotë se nuk e kishte menduar se do të ndihej kaq i emocionuar. Vendimi i publikut është në duart e Arbanës. Para se të shpalli fituesin ajo u thotë se gjithsesi ata janë të dy fitues. Lexon vendimin e publikut: "Publiku nga shtëpia ka vendosur që i vetmi që prek ëndrrën për të qenë fituesi i edicionit të parë BBA dhe cmimit të madh prej 50 mijë euro është... Arbri." Ulërimat nga studioja oshëtijnë nëpër linjat e trasmetimit dhe në ekran shfaqet flamuri shqiptar me një fotografi të Arbrit ngjitur në të. Arbri rri i heshtur dhe me kokën e ulur. Ai thotë: Ia dedikoj këtë fitore të ndjerit Z. Dritan Hoxha që e bëri të mundur për mua këtë eksperiencë dhe të gjithë shqiptarëve". Olsi del nga shtëpia, ndërsa Arbri qëndron brenda, i vetëm. Del Olsi Olsi pritet nga brohoritje dhe ai ndoshta vërtet ndihet një hero në këto momente. Ai përqafohet me njerëzit që kanë ardhur për ta përshëndetur dhe është tepër i emocionuar për të folur me Enon, i cili e kupton dhe e shoqëron menjëherë në makinën që do ta cojë në studiot ku e presin gjithë të tjerët. Arbri i vetëm Ndërkohë Arbri është ulur dhe fërkon sytë. Arbana e ndërpret nga ky meditim dhe e pyet sesi ndihet. Ai i thotë se nuk e di ende nëse është e vërtetë... Gjen fjalët për të përshëndetur banorët që tashmë e kanë lënë shtëpinë. Për rivalin e tij më të fortë, Olsin, ai thotë se e dinte që ishte lojtar i fortë, por mendonte se edhe Astriti mund të ishte fituesi i mundshëm. I vetëm në shtëpi Me flamurin rreth krahëve dhe një gotë pije në dorë ai ecën duke dëgjuar hapat e tij që oshëtijnë brenda shtëpisë bosh. Arbana e ndërpret, duke i thënë se tashmë ai ka realizuar një ëndërr dhe se mund të dali nga shtëpia pasi njerëzit e presin. Ai ecën shpejt duke përshëndetur edhe një herë dhe del jashtë ku cdo gjë kthehet në një festë. Kaq ishte! Arbri rrëmbejnë fansat e tij dhe pamja e shtëpisë që shndërrin nga fishekzjarret bëhet logoja e atij që Arbrit fitues të edicionit të parë të Big Brother Albania. Edhe pse ky moment duket sikur nuk ka të dytë.
Burimi: bigbrother.top-channel.tv
|