| Xhelozia por edhe fama ndan Visin nga e dashura |
|
|
| Tuesday, 03 June 2008 | |||||||
Të rinjtë kishin një vit që rrinin bashkë, por asnjëherë nuk kishin menduar se kjo lidhje do të ishte ajo e vërteta dhe e përjetshmja, pasi mosha e tyre e re e bënte të pamundur këtë fakt.Visi, djali simpatik 24-vjeçar i cili u bë i njohur nga të gjithë falë programit “Big Brother”, po shijon si gjithë banorët e ish-banorët e kësaj shtëpie të famshme, kënaqësinë e të qenit person publik. Edhe vetë angazhimet e tij në forumet rinore të PD-së kanë bërë që Visi të marrë atë që ka kërkuar gjithmonë, të jetë i njohur dhe këtë fakt ta përdorë për të realizuar ambiciet e tij.
Por Visi si të gjithë miqtë e tij të asaj shtëpia, ka pasur një jetë private para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”. Prej një viti ai ishte i lidhur me një vajzë 20-vjeçare me origjinë nga Vlora. Sapo doli nga shtëpia ai iu bashkua ish-banorëve të tjerë në kafetë e pasdites apo në festat e shumta ku djemtë e vajzat, tashmë të famshëm, e kishin gjithmonë nga një ftesë. E dashura e Visit shpesh e shoqëronte, por asnjëherë nuk donte që vajza të deklarohej publikisht si e dashura e Visit, pasi thuhet se familja e saj nuk kishte dijeni për këtë lidhje. Mirëpo thashethemet më të fundit tregojnë se marrëdhënia e Visit me të dashurën misterioze duket se ka marrë fund. Miqtë e tyre tregojnë se vajza kishte filluar të mërzitej nga angazhimet e Visit dhe jeta e re që ai kishte filluar pas daljes nga shtëpia. Ai kalonte shumë kohë me miqtë e rinj, por edhe me shkollën dhe angazhimet në aktivitetet që forumi rinor i PD-së ka organizuar këto kohë. Kështu vajza është ndjerë keq dhe ka filluar të kërkojë vendin që i takon në jetën e djalit që ishte i dashuri i saj. Madje miqtë tregojë se ajo filloi të shfaqë edhe shenja posesiviteti ndaj Visit. Të rinjtë kishin një vit që rrinin bashkë, por asnjëherë nuk kishin menduar se kjo lidhje do të ishte ajo e vërteta dhe e përjetshmja, pasi mosha e tyre e re e bënte të pamundur këtë fakt. Visi ka menduar gjithmonë se ai, por edhe të gjithë të rinjtë duhet të kenë eksperiencat e tyre derisa të vendosin për t’u lidhur përjetë, dhe ky moment natyrisht do të vijë në një moshë më të pjekur. Është e çuditshme një fakt që ndodh pothuajse gjithmonë: në këto lloj spektaklesh ndahen çiftet duke u krijuar çifte të reja, megjithëse për Visin nuk e dimë nëse ka një lidhje të re apo jo. Po kështu edhe Olsi u nda nga e dashura e tij, Lusi, me të cilën kishte tre vjet që bashkëjetonte. Poli u nda nga e dashura e tij 17- vjeçare, duke e bërë fakt të kryer lidhjen e tij me Inën, edhe pse deri tani ajo është vetëm virtuale në pritje për t’u bërë reale sapo Poli të dalë nga shtëpia e “Big Brother”. Pak ditë më parë mësuam se edhe Juna u nda nga i dashuri. Të shohim se çfarë do të ndodhë me Visin, por edhe me të gjithë personazhet e tjerë të “Big Borther”, Vip-at më të rinj shqiptarë që pëlqehen tashmë nga të gjithë. Burimi: Gazeta Panorama
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|

