|
Tuesday, 20 May 2008 |
Banorët e mbetur në shtëpi janë aq të afërt, sa cdo debat i prek në ndjenjat më të brishta. Janë dy miqtë, Astriti dhe Olsi që kanë një acarim, lindur nga diskutimi për rregullat e lojës së imitimeve, që përfundon në një përplasje karakteresh.
Astriti nxehet kur e kundërshtojnë dhe sidomos e merr seriozisht lojën dhe cdo batutë që bëjnë të tjerët, ndërsa banorët e tjerë janë më fleksibël dhe jo aq seriozë, kur vjen puna tek loja. Eshtë Olsi që i thotë Astritit se batutat e të tjerëve ai nuk i duron dot, ndërsa për vete përdor fjalë dhe epitete që shumë kollaj mund të merren si ofendime. Astriti i thotë që Olsi vetëm qesh dhe nuk merr asgjë seriozisht. Astriti i thotë Olsit se ai e tall për cdo gjë, dicka që ai se toleron dot. Shkëmbimi i fjalëve mes tyre bëhet një moment i ashpër dhe Olsi e Astriti i bërtasin njëri-tjetrit. Poli mundohet të sqarojë Astritin, duke i shpjeguar edhe një herë pozicionin e skuadrës së tij dhe Olsit. Në fund, Astriti merzitet edhe shkon të shtrihet i vetëm në dhomë, duke iu larguar të tjerëve që vazhdojnë të luajnë me imitime. Më vonë, Olsi dhe Poli shkojnë tek Astriti dhe e habin bisedën sërish. Olsi i thotë se edhe pse qeshin, ata nuk e tallin Astritin. Olsit i vjen shumë keq që Astriti e ka keqkuptuar të qeshurën e tij. Në sallon, mbeten Najada, Arbri dhe Jonida të cilët po dëgjojnë nga dhoma debatin e Olsit, Poli dhe Astritit. Najada u thotë të tjerëve se sa herë ka patur debate në shtëpi ajo i ka përgjuar si spiune, kurse Jonida thotë se asaj asnjëherë si ka interesuar të bëjë dicka të tillë. Biseda i tërheq edhe tre banorët e mbetur në sallon dhe të gjithë shkojnë tek cunat. Astritit mundohen të gjithë t'ia mbushin mendjen se ata nuk kanë asgjë kundra Astritit dhe se nuk e tallin. Astriti thotë se nuk e duroi dot, edhe për faktin se ai sot ishte pak i mërzitur. Kësaj rradhe, asgjë nuk mbetet peng mes banorëve dhe kjo shkaktuar nga afrimiteti dhe ndjenjat miqësore që ata kanë krijuar për njeri-tjetrin. Askujt tashmë në shtëpinë e BB nuk i pëlqen të ketë konflikte ose te shkaktojë ngjarje që dikush prej banorëve të ndihet keq. Ata kanë vendosur të sillen si miq të vërtetë. Burimi : http://bigbrother.top-channel.tv
|