| Energjia, Bojaxhi kėrkon rritje tė re ēmimesh |
|
|
| Wednesday, 05 March 2008 | |||||||
|
Bojaxhi gjatë një prononcimi në media ka deklaruar se do të çojë një kërkesë të re pranë Entit Rregullator të Energjisë për një rritje të re çmimesh. ERE, ka deklaruar Bojaxhi, duhet të japë shpjegime pse nuk pranoi kërkesën e bërë nga ana e KESH për çmimet e energjisë që do të aplikohen në vitin 2008 dhe duhet të na sqarojë pse vendosi këto tarifa Rritja e çmimit të energjisë së ndërmarrë nga Enti Rregullator i Energjisë që prej 1 marsit të këtij viti nuk është mirëpritur nga ana drejtorit të KESH, Gjergj Bojaxhi. Gjatë ditës së djeshme, Bojaxhi ka kërkuar sërish nga ERE që të rishikojë këtë masë të marrë. Që prej vendimit të marrë nga ERE, drejtuesit e KESH kanë vazhduar që të deklarojnë se një masë e tillë do të vazhdojë që të zhysë korporatën në borxhe. Rritja e kërkuar nga ana e KESH për çmimin e energjisë ishte me 38 për qind, ndërsa ERE vendosi për një rritje mesatare të çmimit të energjisë, me rreth 18 për qind. *** Bojaxhi gjatë një prononcimi në media ka deklaruar se do të çojë një kërkesë të re pranë Entit Rregullator të Energjisë për një rritje të re çmimesh. "ERE duhet të japë shpjegime pse nuk pranoi kërkesën e bërë nga ana e KESH për çmimet e energjisë që do të aplikohen në vitin 2008 dhe duhet të na sqarojë pse vendosi këto tarifa", tha Bojaxhi. Kreu i KESH, nga ana tjetër, ka sqaruar se një vendim i tillë, i marrë nga ana e ERE, ul edhe interesin e investitorëve strategjikë në një kohë që KESH është në prag privatizimi. Rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë mbi 300 kilovat orë ishte në masën 72 për qind, ndërsa për biznesin çmimet e energjisë u rritën me rreth 50 për qind. Nga ana e specialistëve të energjisë, është bërë e ditur se vendime të tilla, për të ulur konsumin nëpërmjet vendosjes së çmimeve me nivele, janë të pasuksesshme. Një situatë e tillë ishte e pranishme edhe në periudhën 2001-2006 ku vendosja e çmimeve me dy nivele nuk solli asnjë të re në sistemin energjitik shqiptar. KESH ka arkëtuar një humbje që shkon në 152 milionë dollarë për vitin 2007.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| Tjetri > |
|---|


