Gjysma e energjisė sė Fierzės, pėr Kosovėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 29 February 2008
Shqipëria po furnizon me energji elektrike Kosovën përmes linjës 220 kilovolt Fierzë-Prizren, megjithëse vendi ynë vazhdon të importojë energji elektrike nga vendet e tjera. Ndërkaq reduktimet e ashpra kanë përfshirë Kosovën, kjo për shkak të avarive të rënda blloqeve të termocentraleve, ku kryeministri Hashim Thaçi ka shpallur gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike.
 
Gjysma e prodhimit të energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Fierzës po shkon në Kosovë. Burime nga salla e komandës e HEC-it Fierzë kanë bërë të ditur se në këtë hidrocentral janë në punë dy agregatë (turbina), ku prodhimi i një turbine eksportohet në Kosovë. Sipas këtyre burimeve, niveli i Liqenit të HEC-it Fierzë është në kuotën e 282.35 metrave, ndërsa sasia e prurjeve është 150 metër/kub ujë në sekondë, nga 250 metër/kub që ishte një javë më parë. Rënia e sasisë së prurjeve ka ardhur si rezultat i ngricave që kanë përfshirë mbarë rajonin këto ditë.
 
Sasia e energjisë që eksportohet në Kosovë është sa gjysma e kapacitetit transmetues të linjës së tensionit të lartë Fierzë-Prizren. Sipas specialistëve të HEC-it Fierzë kjo linjë mund të transmetojë 250 megavat/orë energji elektrike, sasi e barabartë me prodhimin e dy turbinave të HEC-it Fierzë, ku prodhimi i një agregati në HEC-in e Fierzë është 125 megavat/orë, por sasia e prodhuar përllogaritet për 20 orë prodhim, pasi katër orë agregatët janë të detyruar të rrinë pushim. Ndërkohë që zyrtarë të HEC-it Fierzë bëjnë të ditur se në rast bllokade të eksportit të energjisë elektrike nga ana e Serbisë për Kosovën, ashtu siç është paralajmëruar, linja Fierzë-Prizren do të transmetojë me kapacitetin e saj të plotë me 250 megavat/orë, megjithëse sipas specialistëve, me këtë ngarkesë linja e tensionit të lartë është e ekspozuar ndaj defekteve, kryesisht të këputjeve të telave transmetues.

Qeveritarët serbë kanë paralajmëruar me kohë për një "skenar të errët", në rast se Kosova shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë. Pjesë e këtij skenari është edhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për Kosovën. Zyrtarët e lartë serbë kanë kërcënuar se do të ndërpresin furnizimin me energji elektrike për Kosovën dhe do të bllokojnë rrugët e tjera të furnizimit me energji. Kosova blen 40% të energjisë elektrike nga Serbia, pjesën tjetër nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kanë mungesa të energjisë elektrik, kështu që Kosova e merr energjinë elektrike nga Serbia ose Bullgaria, por edhe me këtë rast rruga e tranzitit kalon nëpër Serbi. Por ajo nuk do ta bënte një lëvizje të tillë aq lehtë, duke pasur parasysh edhe ndikimin që do të ketë kjo masë në minoritetin serb të Kosovës, i cili ka varur shpresat te Beogradi si ofrues i shërbimeve bazë.

Por me gjithë vullnetin e mirë, Shqipëria nuk mund t'’ japë Kosovës më shumë se 250 megavat/orë për shkak të mungesës së kapaciteteve transmetuese. Ndërkohë OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) të energjisë elektrike në Shqipëri po punon për të bërë të mundur ndërtimin e linjës së Interkonjeksionit 400 kilovolt që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Për këtë qëllim, po negociohet me bankën gjermane “KFW’ për mbulimin e kostos për ndërtimin te kësaj linje, me qëllim që punimet të nisin në vitin 2008. Kjo linjë, që do të lidhë dy sistemet e transmetimit të energjisë, ka vlerë të dyfishtë. Së pari, prodhimi i energjisë në Kosovë mbulohet me burime termike, ndërsa ai shqiptar, me burime hidrike, ç'ka përbën një arsye të fortë për ndërtimin e saj, pasi do të ndihmojë të dyja vendet për mbulimin e nevojave për energji në periudha të ndryshme kohore, përmes alternimit. Së dyti, kjo linjë do të jetë pjesë e interkonjeksioneve të energjisë mes vendeve të tjera të rajonit, duke ndikuar në krijimin e tregut rajonal të energjisë.

Në Vaun e Dejës, ku do të kalojë dhe linja e transmetimit 400 kilovolt Elbasan-Podgoricë, do të krijohen dy qarqe, prej nga do të nisë dhe ngritja e linjës 400 kilovolt , që do të lidhë sistemin elektroenergjetik shqiptar, me atë të Kosovës. Drejtues dhe specialistë të KESH-it dhe KEK-ut në Kosovë, por edhe specialistë ndërkombëtarë që menaxhojnë Korporatën Elektroenergjitike të Kosovës, e kanë cilësuar si projektin më të rëndësishëm linjën e interkonjeksionit 400 kilovolt që do të lidhte Shqipërinë me Kosovën. Sipas tyre, Kosova dhe Shqipëria do t'i bënin sistemet energjitike më të sigurta, duke krijuar lidhje më të fuqishme sesa ato që ekzistojnë aktualisht.

Ndërtimi i kësaj linje do të mundësonte kombinime më të efektshme të energjisë nga burimet hidrike që ka Shqipëria dhe ato termike që ka Kosova. Për momentin lidhja në mes dy sistemeve energjitike të Shqipërisë e Kosovës realizohet vetëm përmes një linje, pikërisht të linjës 220 kilovolt Fierzë-Prizren, ndërkohë që lidhjet tjera realizohen përmes vendeve të treta nga Mali i Zi apo Maqedonia. Aktualisht, OST-ja në Shqipëri ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës 400KV Tiranë-Elbasan.

Kjo linjë shërben për mbylljen e unazës 400 Kv Greqi-Shqipëri-Mali i Zi. Me financim të Bankës Botërore, me një vlerë prej 1.1 milionë dollarësh, është hartuar projekti linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, me degëzim në Vaun e Dejës dhe si vazhdim i linjës Tiranë-Vau i Dejës-Podgoricë. Në maj të vitit 2005 është prezantuar në Tiranë studimi topografik dhe gjeologjik i vendit nga do të kalojë linja e re e tensionit 400 kilovolt Vau i Dejës-Prishtinë (Kosova B). Kjo linjë do të nisë nga nënstacioni elektrik në Vaun e Dejës dhe do të jetë degëzim i linjës 400 kilovolt Elbasan-Podgoricë. Linja e tensionit të lartë 400 kilovolt nga Vau i Dejës deri në Prishtinë, llogaritet të jetë 158 kilometër e gjatë.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.11598 Seconds