Vizitoret Online

Kemi 15 miq dhe no anetare online

8552 anetare gjithsej

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.


Heritage: Shqipėria e 56-a pėr lirinė ekonomike Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 29 February 2008
Korrupsioni mbetet në nivele tepër larta, Shqipëria ndër vendet e para në botë për korrupsion.

Shqipëria renditet në vendin e 56- të, në listën e 150 vendeve të ndryshme të botës për lirinë ekonomike. Ministri i Financave, Bode, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se "dy prej qendrave më të rëndësishme të vlerësimit të këtyre lirive, Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, kanë publikuar së bashku analizën dhe vlerësimet e tyre për 150 vende të botës dhe Shqipëria në këtë vlerësim ka bërë një progres të dukshëm. Shqipëria renditet mes 150 vendeve e 56-ta dhe midis 41 vendeve të Evropës është e 27-a. Në këtë renditje të Shqipërisë, ne konstatojmë me kënaqësi se kemi bërë progres dhe kemi lënë mbrapa një sërë vendesh të rajonit, të cilat kanë një demokraci të konsoliduar dhe po ashtu një ekonomi tregu funksionale. Janë Bullgaria, Italia, Rumania, Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Polonia dhe Rusia që vlerësohen më të pakta ekonomike sesa Shqipëria. Në këtë vlerësim pozitiv të lirive ekonomike në Shqipëri, sigurisht që liritë fiskale përbëjnë treguesin më evident dhe rezultatin më të lartë të arritur. Por sërish Shqipëria renditet edhe në këtë studim si një nga vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë. Shqipëria sipas Transperency International renditet e 111 për korrupsion, në një studim të bërë në 163 vende të ndryshme.

Të lirë, por me monopole

Dalja e djeshme e ministrit Bode ishte pikërisht për të vënë në dukje ecurinë pozitive të vendit sipas klasifikimit të bërë nga Heritage, por nga ana tjetër deklaratat janë kontradiktore kur pranohet se në vend ka një sërë industrish që caktojnë çmimet. "Në qoftë se abuzohet në treg, do të thotë që edhe ky nivel ka ardhur duke u zvogëluar. Të gjitha masat e ndërmarra nga qeveria, që shpesh janë komentuar si ndërhyrje, në fakt në thelb kanë pasur përmirësimin e konkurrencës dhe thelbi i lirive ekonomike është pikërisht konkurrenca e lirë. Në qoftë se garantohet një konkurrencë e lirë dhe e drejtë, ne kemi bërë një hap shumë të madh përpara drejt konfirmimit të të gjitha të drejtave dhe lirive të individit, si dhe lirive ekonomike në radhë të parë", tha Bode.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.34519 Seconds