| Mbyllja e TV A1, ēėshtja kalon nė Komisioni e Medias |
|
|
| Sunday, 03 February 2008 | |||||||
|
Ulqini: Është e papranueshme që një biznes si Televizioni A1, që është i pajisur me matës të energjisë, t'i vendoset një faturë aforfe me një vlerë mjaft të madhe parash TIRANË- Mbyllja e transmetimeve të Televizionit A1 prej mëse 4 ditësh është diskutuar dje në Komisionin parlamentar të Medias, e ngritur si çështje nga deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini. Gjatë mbledhjes së djeshme, deputeti Ulqini ka propozuar që komisioni të zhvillojë një seancë dëgjimore me përfaqësues të Korporatës Energjitike Shqiptare dhe Televizionit A1, duke qenë se televizioni ka ndërprerë transmetimet prej disa ditësh dhe shkak është bërë mungesa e energjisë elektrike. Sipas Ulqinit, është e papranueshme që një biznes si Televizioni A1, një televizion me licencë lokale, që është i pajisur me matës të energjisë elektrike, t'i vendoset një faturë aforfe dhe me një vlerë mjaft të madhe parash, për të cilën është shprehur kundër edhe vetë Enti Rregullator i Energjisë. "Për këtë arsye propozoj që drejtuesit e KESH-it dhe të Televizionit A1, që është një televizion me licencë lokale dhe është mbyllur, të thërriten në komision dhe të dëgjohet mendimi i secilës palë. Ne si Komisioni i Medias, edhe pse nuk kemi fuqi vendimmarrëse mbi këtë çështje, ta paktën duhet të njihemi nga afër me këtë çështje, pasi kemi të bëjnë me mbylljen e transmetimeve të një televizioni",- u shpreh Ulqini. Propozimi i deputetit të PS-së nuk është lënë pa komentuar as nga anëtarët e mazhorancës në komision. Një prej tyre, deputeti Besnik Bisha tha se, në bazë të informacioneve që ai kishte, kjo çështje tashmë është çuar për shqyrtim në Gjykatë. Ndaj, sipas tij, komisioni nuk ka pse e ngarkon më tepër atë, në kushtet kur nuk ka kërkesë nga vetë televizioni për t'u dëgjuar në Komisionin e Medias. "Me sa di unë, në këtë çështje ka hyrë në mes gjykata, i janë drejtuar gjykatës. Atëherë, pse duhet ta ngarkojmë më tepër këtë",- u shpreh deputeti Bisha. Edhe deputeti tjetër i mazhorancës, Gjok Vuksani u shpreh në të njëjtin linjë si kolegu i tij Bisha, duke thënë se nuk ka pse të ndiqet nga komisioni çështja e mbylljes së transmetimeve të Televizionit A1, për sa kohë ai është një konflikt civil dhe po ndiqet nga gjykata. Por, ndaj qëndrimeve të deputetëve të mazhorancës kanë reaguar ata të opozitës, ku Kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj tha se nuk është refuzuar asnjë seancë dëgjimore, përveç kërkesë së Televizionit A1 rreth një vit më parë. Në këtë drejtim, sipas saj, nëse nuk do të pranohej një seancë dëgjimore tani që ky televizion është mbyllur, atëherë do dukej sikur komisioni do ta refuzonte një seancë të dytë dëgjimore për arsye politike. Në përfundim, komisioni vendosi që t'i kërkojë informacion KESH-it dhe Televizionit A1, e më pas të vendosë për seancën dëgjimore.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi |
|---|



