Qeveria, rrit pagėn pėr efekt tė taksave Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 29 February 2008
Rritja e pagës minimale për sektorin privat shkon në 16 mijë lekë në muaj.

Kjo do të jetë paga e deklaruar minimale mbi të cilën mund të vendosen taksat

Rritja e pagës minimale nga ana e qeverisë nuk sjell asgjë të re për punonjësit në sektorin privat. Këta të fundit tashmë del të paguajnë më shumë taksa, por paga e tyre në të gjitha rastet kur është më e ulët se ky nivel, nuk mund të rritet në mënyrë automatike. Rritja e pagës minimale sipas vendimit të qeverisë është me 2 mijë lekë në muaj duke e çuar në nivelin e 16 mijë lekëve. Qeveria ka vendosur që paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendës ose i huaj, të jetë 16 000 lekë. Kjo pagë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë ditës së punës.

***

Por sipas numrit dy të grupit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, rritja e pagës minimale në vendimin e fundit të qeverisë është vetëm me 800 lekë dhe jo me 2 mijë lekë saç ka programuar qeveria. Kjo, sipas Braçes, vjen pasi qeveria ka marrë një vendim të mëparshëm që nuk i lejon bizneset private që të kenë një pagë më të ulët se 15 200 lekë. Por nga ana e biznesit, masat e marra për të vendosur çmime reference dhe paga reference, vlerësohen si të dëmshme. Gjatë vitit 2007 qeveria ka marrë disa masa për vendosjen e pagave minimale sipas kategorive, ndërsa paga e vendosur në mbledhjen e fundit të qeverisë prej 16 mijë lekësh i takon vetëm kategorisë së punonjësve që janë të pakualifikuar.

***

Vendimi për pagën minimale është kundërshtuar shumë herë gjatë vitit 2007, kryesisht nga ana e sektorit që punon me fason. Bizneset që operojnë në këtë treg i vlerësojnë vendimet e qeverisë për rritjen e pagave si shkatërruese, pasi baza e këtyre bizneseve mbetet puna e lirë në vend. Rritja e pagave minimale për të gjithë sektorët është shoqëruar edhe me një rritje të tatimit mbi të ardhurat personale për këto kategori. Por rritja e pagës minimale mund të jetë tërësisht e zbatueshme në sektorin shtetëror, ndërsa për sa i përket sektorit privat ky i fundit vepron mbi bazën e rregullave të tregut dhe caktimi i pagave në këtë formë do të sillte veçse një rritje të informalitetit.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.34691 Seconds