Tokat, kategoritė qė u hiqet pronėsia Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 03 February 2008
Projektligji që kësaj jave do kalojë në Parlament, i heq të drejtën e pronësisë të gjithë atyre individëve që kanë marrë në pronësi sipërfaqe që nuk përfshihen në zërin "Tokë Bujqësore"

Toka në bregdet, pyjet, kullotat, livadhet dhe të gjitha tokat jobujqësore mbeten pa pronar

Projektligji që do të kalojë në Kuvend gjatë kësaj jave do të realizojë verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Sipas këtij projektligji, të gjitha sipërfaqet e dhëna në pronësi që nuk janë përfshirë në zërin "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991, nuk kanë tituj të rregullt pronësie. Përgjithësisht, ky ligj përfshin ish-punonjësit e Ndërmarrjeve Bujqësore që kanë marrë sipërfaqe të përfshira në regjistrat, si tokë në bregdet, livadhe, kullota, pyje, etj. Sipas specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë ky projektligj, që pritet të kthehet në ligj, ka dy qëllime kryesore. Titujt e pronësisë, të marrë në mënyrë të padrejtë mbi tokat që nuk përfshihen në zërin tokë bujqësore, të hiqen. Në projektligj parashikohen edhe rastet kur pronësia është marrë në mënyrë të padrejtë.

Rastet kur nuk njihet pronësia

Projektligji parashikon se nuk janë objekt i dhënies së tokës në pronësi dhe krijimit të titujve të pronësisë, të gjitha sipërfaqet që nuk përfshihen në zërin "Tokë Bujqësore". Pra, sipas këtij projektligji, pyjet, livadhet, kullotat, tokat pyjore dhe të gjitha tokat e Ndërmarrjeve Bujqësore të ndara në bregdet, nuk janë dhënë në pronësi. Sipas këtij projekti, nuk përfshihet heqja e tokës bujqësore nga pronësia për Ndërmarrjet Bujqësore që kanë shpërndarë "Tokë Bujqësore". Në nenit 2, të këtij projektligji, përcaktohet qartë se "sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të Ligjit Nr 8053, datë 21.12.1995 "Për kalimin, në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore". Pra ky projektligj nuk përfshin nga shpronësimi punonjësit e Ndërmarrjeve Bujqësore që janë bërë pronarë të tokave bujqësore, por prek përgjithësisht të gjithë ata ish-punonjës Ndërmarrjesh-Bujqësore që kanë marrë në pronësi sipërfaqe toke që nuk kanë qenë të kategorizuara si "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991. Toka bujqësore e njohur në regjistrat kadastralë të vitit 1991 dhe e shpërndarë në bazë të Ligjit 7501 dhe disa ligjeve të tjerë shoqërues për Ndërmarrjet Bujqësore, nuk do t'i njihet në pronësi disponuesit të saj, vetëm në rastet kur ajo është marrë në mënyrë të padrejtë. Ky nen përfshin të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me sipërfaqe më të mëdha seç ka parashikuar ligji në atë zonë, dhe që janë përfituar me anë të mashtrimit dhe shkeljeve të komisioneve përkatës të ndarjes së tokës. Miratimi i këtij projektligji vendos përfundimisht se të gjitha sipërfaqet e pronave që nuk janë njohur si tokë bujqësore dhe nuk kanë plotësuar kriteret për krijimin dhe fitimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore sipas Vendimit 225 të vitit 1991 të KM dhe Ligjit 8053, të vitit 1995", për kalimin e tokës bujqësore në pronësi pa shpërblim", nuk mund të jenë në pronësi të individëve të ndryshëm, pavarësisht formave të përdorura për të marrë këtë pronësi.

Heqja e pronësisë

Në rastet kur vërtetohet se sipërfaqja e dhënë në përdorim, si kullotë, sipërfaqe pyjore apo toka në bregdet nuk kanë qenë përfshirë në zërin "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991l, atëherë ajo i hiqet nga pronësia individët që e zotëron. Në rastet kur kjo sipërfaqe është shitur "raste të tilla janë kryesisht të shumta për tokat e NB-ve në bregdet", atëherë individi që e ka marrë në përdorim dhe e ka shitur si pronë të tijën, duhet që për këtë sipërfaqe të paguajë pagesën e kësaj toke. Vlera e kësaj toke do të llogaritet sipas çmimeve të bazuar në Vendimin Nr.183, datë 28.04.2005, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas diskutimit të këtij projektligji në komisionet e Kuvendit, pritet të nisë dhe kontrolli për pronat, proces i cili do të shoqërohet me ngritjen e komisioneve të posaçme, të cilat do të verifikojnë aktet e ndarjes së tokave mbështetur në ligjet e miratuara pas vitit 1993. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë të ditur se, projektligji i ri i miratuar ditët e fundit nga Këshilli i Ministrave, për konsolidimin e titujve të pronësisë, nuk do të anulojë ndarjen e tokës, por do ta konsolidojë titullin e pronësisë. Nga ana tjetër, duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palëve, ligji kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, i cili do t'i japë zgjidhje të gjitha çështjeve, si dhe do t'i japë fund çdo akuze për ndarje të tokave në forma të jashtëligjshme.

2008-02-03
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.28002 Seconds