Aeroplani bėn ndeshje me qenin Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Saturday, 29 March 2008
Një aksident i pazakontë trafiku gati ka shkaktuar një katastrofë në aeroportin e Bangalores, në jug të Indisë, kur një qen endacak është gjendur në pistë mu në kohën e aterrimit të aeroplanit.

 

Aeroplani i tipit ATR mbrëmjen e së premtes gjatë aterrimit ka goditur një qen, me ç’rast ka humbur rrotën e përparme.

Piloti gjakftohtë më pas e ka ndalur ngritjen, ka ngadalësuar aeroplanin dhe e ka drejtuar atë kah livadhi më i afërm. Në mesin e 25 udhëtarëve, fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar.

Kompania ajrore indiane Kingfischer, të cilës i takon avioni, është ankuar për kushtet e këqija të sigurisë në aeroportet e vendit, derisa problemin më të madh pilotëve u shkaktojnë kafshët endacake.

Gjatë vitit të kaluar në aeroportin ndërkombëtar të New Delhit një majmun kishte shkaktuar shtyrjen e fluturimeve për disa orë rresht.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.37769 Seconds