Bibla mė e vjetėr publikohet online Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 23 July 2008

Një nga kopjet më antike të Biblës, shkruar rreth 1600 vjet më parë në Greqi, nga kjo javë do të jetë online.Universiteti i Lipsias, që është marrë me projektin së bashku me Bibliotekën Kombëtare të Rusisë në British Library dhe Manastirin e Santa Caterinës, ka bërë me dije se që nga e enjtja disa kapituj të Codex Sinaiticus, që përmban testamentin e Ri më të lashtë, do të jenë të lexueshme në internet, shoqëruar me përkthime në anglisht dhe gjermanisht për të gjithë ata që nuk mund ta ‘përtypin’ dot greqishten e vjetër.

Në www.codex-sinaiticus.net do të jenë të publikuara imazhe me cilësi të mirë të Ungjillit sipas Markut, libra të ndryshëm të Testamentit të Vjetër dhe shënimet që janë mbledhur në dorëshkrim gjatë shekujve. Ndërsa për korrikun e ardhshëm është parashikuar dixhitalizimi i plotë i veprës.

Sipas Ulrich Johannes Schneider, drejtor i bibliotekës të Lipsias, në të cilën janë ruajtur disa pjesë të dorëshkrimit, publikimi në internet do të krijojë mundësinë që të gjithë të mund të studiojnë një punë me rëndësi shumë të madhe për kristianët.

Datuar rreth 350 vjet para Krishtit, sipas ekspertëve dorëshkrimi është kopja më antike e Biblës që ekziston, bashkë me Codex Vaticanus.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.14639 Seconds