Binjaket takohen pas 28 vitesh Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 28 May 2008
Binjaket njëvezore, të cilat janë ndarë pas lindjes dhe nuk kanë ditur gjë për njëra-tjetrën, kanë arritur të takohen pas gati tri dekadash, vetëm falë rrjedhës së ngjarjeve.

 

 

Krejt ka filluar kur një mike e njërës nga motrat e ndara e ka parë binjaken tjetër në një treg të ishullit Las Palmas de Gran Canaria, në vitin 2001, dhe është çuditur nga fakti se kjo nuk e ka përshëndetur.

Falë kësaj rastësie dy motrat janë takuar përfundimisht, dhe është nisur hetimi për rrethanat e lindjes dhe ndarjes së tyre.

Faji ka rënë mbi personelin e spitalit, të cilët i kanë ndërruar fëmijët në akusheri, që e ka vërtetuar edhe testi i ADN-së i cili është bërë më pas.

Në fakt, është dëshmuar se gruaja për të cilën njëra nga binjaket ka besuar se e ka motër, ka dalë të jetë vajza e çiftit martesor tek të cilët ka jetuar binjakja e vërtetë.

Kjo njohje e ka shkatërruar gruan të cilën pothuajse 30 vjet ka jetuar duke mos ditur gjë, prandaj ajo është dashur t’i nënshtrohet shërimit psikiatrik.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40718 Seconds