Delja urbane Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 15 July 2008
Një familje nga Cardiff-i ka një kafshë jo të zakonshme shtëpiake – një dele të rritur që pëlqen të hajë biskota, të shtrihet në divan, dhe të shikojë televizion.

 

 

Ish-instruktori, David Palmer e kishte shpëtuar këtë dele tri vjet më parë, kur ende ishte qengj, dhe e kishte pagëzuar atë me emrin Nick Boing.

53-vjeçari e kishte gjetur qengjin e sëmurë në një livadh, derisa kishte qenë duke shëtitur me partneren e tij, Caroline Clements, 54-vjeçare, dhe djalin e tyre 13-vjeçar Nathan.

"Në afërsi të tij nuk kishte dele të tjera dhe ne e morëm me vete”, thotë ai. “Pasi nuk dija asgjë rreth deleve vendosa të lija në një fermë të afërt - ku edhe e lashë numrin tim të telefonit për të më kontaktuar pronari i qengjit. Mirëpo, askush nuk u lajmërua”, ka shtuar ai për gazetën Sun.

Caroline e kishte ushqyer qengjin me qumësht, ndërsa me kalimin e kohës ai ka filluar të hajë edhe biskota. Si përfudnim ata tashmë kanë një deleje urbane që peshoin hiç më pak sesa 139 kilogram.

Familja ka tentuar disa herë të linte qengjin në fermat e ndryshme te kopetë e deleve, mirëpo qengji asnjëherë nuk kishte pranuar t’i bashkohej kopesë. Tash ata ia kanë rregulluar deles një “apartament” në kopsht, i cili ka dritare dhe qilim të kuq.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39068 Seconds