Gjerat qe meshkujt dallojne me shikim te pare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 8
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 19 August 2008
 Që nga krehja e flokëve, lloji i këpucëve, deri tek të brendshmet, janë disa gjëra
që funksionojnë (dhe disa jo), në takimin e parë. Duke u parë në pasqyrë para njëtakimi të rëndësishëm, nuk mund të mungojë qoftë dhe vetëm një herë pyetja: A dukem seksi? A i kam të gjitha siç duhet? Nëse do të takoja njeriun e duhur, a do të kisha shanset për t’i fituar zemrën? Dihet që karakteri, simpatia, inteligjenca, etj, janë padyshim faktorë të rëndësishëm për të nisur një lidhje, por ajo që ka rëndësi në takimin e parë, është më tepër paraqitja fizike. Për të hequr dyshimet dhe për të thjeshtuar zgjedhjet tuaja, mund të përqendroheni në këto pika, që meshkuj i dallojnë që me shikimin e parë.
TË BRENDSHMET Lind pyetja: Çfarë rëndësie mund të ketë zgjedhja e të brendshmeve, që nuk shikohet?
Por në rast se femra do të vesh të brendshme seksi, ajo do të ndihet automatikisht edhe shumë më sensuale. Nuk ka rëndësi pra nëse
të brendshmet duken apo jo, nëse ato janë të shtrenjta, apo jo, ajo që ka rëndësi është që të jenë seksi dhe që ju të ndiheni mirë.
FLOKËT Janë një ndër pikat më të forta të femrave.
Janë ato që “gllabërojnë” meshkujt si tentakula. Nuk ka rëndësi prerja, ngjyra, kaçurrela apo të drejta, e rëndësishme është që të jenë të pastër dhe pak të shpupuritura. Por në rastin e flokëve, duket se ai i gjati, ka më shumë shanse se ai i shkurtri, pikërisht për hijen mashkullore që ky i fundit ka tendencë të krijojë.
VESHJA
Çdo femër vishet në takimin e parë në mënyra të ndryshme. I vetmi rregull që vlen për të gjitha, është vënia në pah e pikave të forta të trupit. Nëse ke një shpinë tërheqëse, këmbë të bukura, apo një gjoks të bollshëm, zgjidhni veshje që “inkurajojnë” dhe të nxjerrë sa më në dukje pjesën tuaj të bukur. Nuk është e domosdoshme të kesh një të prapme të rrumbullakët, meshkujt shikojnë dhe pjesët e tjera!
KËPUCËT Femrat i adhurojë, ndërsa meshkuj i konsiderojnë thjesht si një aksesor të zakonshëm. Të parat i
kanë dollapët plot me to, ndërsa të dytët blejnë vetëmdisa modele modeste të domosdoshme. Nëse ai të komplimenton për zgjedhjen e këpucëve, zgjidhjet janë dy: O është gay, ose po përpiqet t’ju joshë. Ka një tip këpucësh që të gjithë meshkujt i vënë re dhe këto janë pikërisht ato me takë të lartë. Jo më kot, janë pikërisht këto të fundit që tregojnë këmbë më të bukura dhe më seksi.
SYZET E DIELLIT Nuk mund të mungojnë për të kompletuar një paraqitje strategjike. Thelbësore është zgjedhje e një modeli që shkon me fytyrën dhe pastërtia e lenteve. Objektivi: të nënvizojnë atë hijen misterioze, që nxit në mënyrë të pashmangshme kuriozitetin e një mashkulli që shikon.
PJESËT MINI Minifundet dhe kanatieret e vogla mund të trasformohen në “armë të vërteta vrasese”. Duhet t’i keni ato me patjetër në dollapin tuaj. Këto pjesë janë ideale, nëse e keni takuar tashmë një herë mashkullin që ju intereson dhe për të bërë të mundur që herën tjetër të mos i shpërqëndrohet shumë shikimi.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39233 Seconds