Miqesi me Vajza e Djem

Miqesi me Vajza e djem Shqiptare

Vizitoret Online

Kemi 60 miq dhe no anetare online

7679 anetare gjithsej

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.


Ia djeg burrit 400 celularė tė rinj! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 20 March 2008
Që gruan nuk është fort punë e mençur ta hidhërosh, në mënyrë të vrazhdë e ka kuptuar një kinez anonim, pasi që gruaja e tij, në pikë të zemërimit, i ka lyer me kerozinë dhe ia ka djegur 400 celularë të rinj.

 

Çifti kinez me mbiemrin Wang së bashku kanë mbajtur në mënyrë të suksesshme një dyqan për shitjen e celularëve në provincën kineze Shandong. Për fat të keq, si edhe shumë çifte në mbarë botë, ata i kanë munduar telashet martesore, dhe siç pohojnë fqinjët e tyre, kohëve të fundit nuk kanë reshtur zënkat e shpeshta mes tyre.

Gjatë zënkës së fundit burri ka vendosur që të lëshojë gruan e tij që, siç shihet, nuk ka qenë edhe një lëvizje e mirë. Bashkëshortja 37-vjeçare në pikë të zemërimit ka vendosur të shfryhet në porosinë e fundit të celularëve të rinj, me vlerë prej 42.000 dollarësh. I ka mbledhur bashkë, i ka lyer me kerozinë dhe thjesht ua ka fut flakën.

Fqinjët të cilët e kanë hetuar tymin kanë thirrur menjëherë zjarrfikësit dhe policinë, ndërsa gruaja e inatosur është arrestuar.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 1.86245 Seconds