| Pasqyrė moj pasqyrė: Kush ėshtė mė simetrik? |
|
|
| Tuesday, 19 August 2008 | |||||||
Në një pub ose disko, shumë njerëz zgjedhin kujt ti afrohen për të biseduar pasi pëlqejnë trupin ose mënyrën si kërcejnë.Simetria, si një shenjë e bukurisë, është një temë shumë e njohur në art dhe një faktor shumë përcaktues sa i përket takimeve midis dy njerëzve.Simetria e trupit ka një efekt të madh në tërheqjen e personave të tjerë. Simetria tregohet që në përmasat e trupit dhe fytyrës deri në mënyrën si kërcen.“Simetria reflekton mirësi” – tha William Brown, autor i studimit mbi simetrinë.“Në kafshët me dy anë të cilat janë dizenjuar nga natyra të jenë simetrike, largimi nga simetria mund të reflektojë zhvillim të dobët dhe ekspozim ndaj stresit.Studiuesit skanuan fytyrën dhe trupin e 40 burrave dhe 37 grave, duke përdorur skanerin 3- D optik. Duke i hequr kokën figurave ata morën 87 persona të cilët gjykuan lidhur me bukurinë e trupave. Investiguesit dalluan se trupat të cilët kishin nivel të lart asimetrie u gjykuan si jo tërheqës. Ndërkohë që simetria tek trupi mund të jetë e padukshme për sytë e pastërvitur, studiuesit këmbëngulin se njerëzit kanë mundësi për të dalluar asimetrinë dhe prandaj edhe shprehen se një trup është tërheqës apo jo. Burrat me trupa simetrikë kanë bust më të lartë dhe shpatulla më të gjera, ndërkohë që gratë simetrike kanë bust më të vogël dhe të ngjashëm me orën e rërës. “Në teori, organizmat simetrikë kanë mundësi të përballojnë më mirë stresin dhe bëjnë një jetë më të mirë”. Edhe bebet e vogla qeshin në mënyrë asimetrike. Që nga lindja, ne jemi bërë që të shohim fytyra dhe trupa që nuk janë simetrikë. Studiuesit shprehen se shumica e pjesëve të trupit janë simetrike te pothuaj çdo njeri, duke përfshirë këmbën e cila futet në këpucë më mirë se tjetra si dhe gjokset e grave, ku njëri është më i madh se tjetri. Ata kanë dalë në konkluzionin gjithashtu se gratë janë më asimetrike se sa burrat, dhe kjo bën që ato të lëvizin më shumë kokën kur flasin. “Asnjë nuk është perfekt simetrik” – thonë studiuesit. “Edhe gratë ose burrat më të bukur, nuk kanë trup dhe fytyrë perfekte simetrike”.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|
















