| Pilotėt i zė gjumi, avioni tejkalon destinacionin |
|
|
| Thursday, 26 June 2008 | |||||||
![]() NEW DELHI- Dy pilotë të Air India, i ka zënë gjumi në kohën që avioni kishte nisur fluturimin.Sipas shtypit inadian, “Times of India”, pilotët fillimisht kanë vënë në përdorim pilotin automatik, por pastaj po e kuptuar që të dy janë gjendur në gjumë. Për fat gjithçka ka shkuar mirë dhe pasagjerët që udhëtonim me këtë linjë ajrore nuk kanë kuptuar asgjë.Sipas shtypit vendas, të lodhur nga fluturimi shumë i gjatë dhe pa ndërprerje midis, pilotët, pas ngritjes nga aeroporti Jaipur në Mumbai, vendosën pilotin automatik dhe më pas ranë në gjumë të thellë. Rrugëtimi ka shkuar mirë dhe askush nuk ka ndjerë që në drejtim të avionit nuk kanë qenë pilotët njerëz, por vetëm ai automatik. Avioni, e kaloi Mumbain dhe i ishte drejtuar Goas, destinacion që në fakt nuk kishte qenë i parashikuar në këtë fluturim. Kanë qenë sinjalet e frekuencës së lartë që vinin nga aeroporti i Mumbait, që kanë zgjuar nga gjumi dy pilotët. Ata janë zgjuar të trembur, nga zhurma dhe kanë marrë veten menjehërë, duke vënë në kontroll drejtimin e avionit. Sinjalet e dërguar nga aeroporti, sipas shtypit indian, dyshonin për një rrëmbim të mundshëm avioni.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|

















