|
Plaēkitėsit shpėrthejnė nė vaj |
|
|
|
Wednesday, 19 March 2008 |
|
Një çift i plaçkitësve të bankave kanë shpërthyer në vaj dhe në të kollitura në Poloni pasi që kanë tentuar të përdorin spërkatës piperi ndaj një arkëtari i cili është gjetur para një kondicioneri të ajrit.
Fryma e kondicionerit e ktheu spërkatësin prapa tek çifti, i cili doli duarthatë nga një bankë e qytetit jugperëndimor Wroclaw, në Poloni. Zëdhënësi i policisë lokale ka thënë: "Ata i kanë thënë arkëtarit të hapë sirtarin e parave dhe tentuan t’i grabisin ato, por spërkatësi me piper iu kthye në fytyrat e tyre, si pasojë e frymës së nxehtë që dilte nga kondicioneri. "Ata arritën të ikën vetëm sepse e kishin një mik i cili po i priste jashtë me një makinë të gatshme për të braktisur vendin e ngjarjes", ka shtuar zëdhënësi. Kamerat e sigurimit i shfaqën hajnat me veshje të zeza, edhe pse mediat polake spekuluan se po që se ata do të sulmojnë prapë, ata më mirë e kanë të vendosin maska kundër gazit. Policia ende është në kërkim të hajnave.
|