Qelbėsi kapet mė nė fund Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 06 July 2008
Pas gjashtë muajsh në arratisje, më në fund është kapur një qelbës nga inspektorët RSPCA në Yorkshiren perëndimor.

 

 

Mijëra telefonata u ishin bërë organeve për mbrojtjen e kafshëve nga njerëzit në Todmorden, të cilët e kishin parë qelbësin të endej dhe kishin kërkuar nga ata ta kapnin.

I quajtur Pepe Le Pew, sipas karakterit të filmit të animuar, qelbësi është kapur pas një lajmërimi me telefon për vendndodhjen e tij.

“Më ka marrë më shumë se një orë deri sa e kam kapur. Ai po fërshëllente dhe ikte”, ka thënë inspektorja e RSPCA, Alison Wilkinson.

Sipas inspektores qelbësi ose i ka ikur dikujt ose është braktisur nga pronari i vet, meqenëse është e drejtë e çdokujt ta pronësojë një qelbës në Britani të Madhe, mirëpo duhet të kujdeset që të mos shkelen të drejtat e kafshëve.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38967 Seconds