Shpėrndarėsi i picave dėnohet sepse ishte shumė i shpejt Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 17 September 2008
Një shpërndarës australian i picave i ka dhënë një kuptim të ri ushqimit të shpejt, është kapur dhe dënuar sepse po voziste pesëdhjetë kilometra më shpejt sesa që është e lejuar.

 

Djaloshi njëzetvjeçar, i cili posedon vetëm patentë të përkohshme të vozitjes, ka thënë se po ngutej pasi që ishte vonuar rreth 20 minuta me dërgesën e picës në qytetin Townsville, shkruan Reuters.

Policia e ka ndaluar atë ditë më parë me shpejtësi prej 130 kilometrash në orë në zonën në të cilën është e lejuar të vozitet me shpejtësi maksimale prej 80 kilometrash në orë. Megjithatë, policët e kanë pritur të riun derisa ka kryer dërgesën e më pas ia kanë lëshuar tiketën.

Edhe pse arsyetimi i tij ka tingëlluar bukur i bindshëm, vozitësi i ri edhe në të kthyer në të njëjtën zonë ka vozitur me 130 kilometra në orë.

Kryesuesi i policisë lokale ka thënë se njëzetvjeçari anonim është dënuar me 1.520 dollarë australianë, rreth 865 euro, si dhe ka humbur patentë shoferin për 15 muaj.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.36434 Seconds