Tremijė orė nė automatin telefonik Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 27 May 2008
Duke i dëgjuar zërin e një femre në telefonin pa pagesë të një kompanie japoneze, instaluesi i ujit Hiroyuki Nomoto nga Tokio është pushtuar me zonjën misterioze nga dëgjuesja, prandaj ka thirrur mbi 500 herë...

 

 

Mashkulli i pushtuar me zërin e incizuar të gruas është arrestuar pasi që mbi tremijë orë brenda 16 muajve ka kaluar në telefonin pa pagesë.

Ky instalues 38-vjeçar i ujit është arrestuar nën akuzën se po shkatërronte biznesin e kompanisë e cila është pronare e linjës pa pagesë, derisa bëhet fjalë për kompaninë për furnizim me ushqim nga qyteti Takasaki.

''Kompania ka një telefon pa pagesë nëpërmes të cilit pranon kërkesat për dërgesa 24-orë në ditë'', ka thënë zëdhënësi i policisë.

''Mashkulli i akuzuar pohon se ka thirrur vazhdimisht sepse ka dashur të dëgjojë zërin e saj'', ka shtuar ai.

Kompania bart shpenzimet e thirrjeve, prandaj për thirrjet e tij në kohëzgjatje prej 3.100 orësh ka paguar pothuajse 25.000 euro.

Policia japoneze, sipas mediave lokale, ka përvojë me njerëzit e pushtuar nga zërat e femrave, pasi që raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40958 Seconds