| Urėndėrtuesit e Tashos |
|
|
| Sunday, 01 June 2008 | |||||||
Jeta e shqiptarëve në Zvicër vjen përmes ekspozitës fotografike të Roland Tashos. Janë 45 fotografi, të realizuara në ambientet ku ata jetojnë, në shtëpi, apo në punë.
****Jeta e shqiptarëve në Zvicër vjen përmes ekspozitës fotografike të Roland Tashos. Janë 45 fotografi, të realizuara në ambientet ku ata jetojnë, në shtëpi, apo në punë Ata janë njerëz të thjeshtë. Janë punëtorë, studentë, intelektualë… Por thellë-thellë janë heronj. Dolën kundër të gjithëve, madje edhe vetes, për t’u bërë pjesë e një bote të panjohur, që nuk i priti me lule sigurisht. Por tanimë ata kanë ndërtuar diçka. Ndoshta nuk kanë ndërtuar ndërmarrje, por ura komunikimi ama, sigurisht. Ambasada Zviceriane në Shqipëri, e mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Fondacioni Kulturor “ProHelvetia”, prezantojnë sot në orën 19.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve, ekspozitën forografike të fotografit Roland Tasho “Urëndërtuesit”. Në këtë rast edhe Tasho mund të konsiderohet një “urë-ndërtues”, dhe i tillë paraqitet edhe për subjektet e 45 fotove të tij, që do të prezantohen në këtë ekspozitë. Janë të gjithë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Zvicër. Ambasadorja zviceriane në Shqipëri, Zj. Yvana Enzler, në hyrje të katallogut që shoqëron ekspozitën fotografike, shprehet se “ata u larguan nga vendi për arsye personale, duke mbartur me vete shpresat dhe pritjet, iluzionet dhe ëndrrat. Ata lanë pas rrethin familjar. Takuan njerëz të rinj dhe mësuan një gjuhë të re. Iu përshtatën një mënyre të re jetese, u integruan në një mjedis personal dhe profesional të ndryshëm. Pa dyshim, disa herë edhe vuajtën përulje dhe zhgënjime. Emigrantët shqiptarë në Zvicër, fotografuar nga Roland Tasho janë kapur në momente të caktuara të jetës, në punë apo shtëpi dhe shfaqen natyrshëm para objektivit. Janë të qetë dhe të kënaqur me jetët e tyre si dhe me arritjet, të vogla apo të mëdha. Ata janë dëshmi e gjallë që qëniet njerëzore mund të jetojnë në harmoni nëse pranojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin në veçantitë dhe dallimet që kanë”. Për Tashon ideja për të realizuar një projekt të tillë lidhet me dëshirën për të qenë një urë komunikimi mes popujve, mentaliteteve dhe traditave të ndryshme. Ai i paraqet bashkombësit e vet si qytetarë të botës, pjesë e integruar e saj dhe si faktor në procesin e globalizimit dhe në sfidat e mëdha të kohëve moderne. Ata janë studentë në universitete dhe kolegjet zviceriane, muzikantë, avokatë, bankierë, menaxherë, piktorë e profesorë. Japin kontributin e tyre human e profesional dhe prezantojnë vendin e tyre si mesaxherë dhe janë shembull i shkëlqyer i bashkjetesës dhe integrimit ndërmjet kombësive të ndryshme. Ekspozita “Urëndërtuesit” e fotografit Roland Tasho është vazhdim i projektit që artisti ka filluar që në vitin 2003, me shqiptarët e Italisë, “L’altra Albania” dhe do të vazhdojë edhe pas prezantimit të kësaj ekspozite edhe me shqiptarët e Greqisë. Synimi i artistit është prezantimi i ekspozitës në disa qytete të Zvicrës, ashtu siç ka prezantuar ekspozitën “L’altra Albania” në 10 qytete të Italisë, për të paraqitur anën tjetër të medaljes së imazhit të bashkombësve të tij, për të thyer barrierat dhe për t’u ndjerë qytetarë të lirë të botës së madhe. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë një jave në Sallën Nr.2 të Galerisë Kombëtare të Arteve. Alma Mile SHEKULLI.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



