|
Zbulohet super diamanti, 500 karat |
|
|
|
Monday, 22 September 2008 |
Ka mbërritur nga një minierë në Lesotho një nga diamantët më të mëdhenj në botë. Ai u gjet në 8 shtator dhe u analizua ditët që pasuan gjetjen në një laborator në Anversa.Guri i çmuar është 478 karat, por ajo që e bën unik, sipas ekspertëve është ngjyra dhe pastërtia.“Besojmë se bëhet fjalë për një nga diamantët e paktë në botë për nga madhësia, por ajo që godet këtë radhë është cilësia e jashtëzakonshme”-ka thënë sot Neil Buxton, një nga ekspertët e WWW International Diamond Consultants në Anversa.Ngjyra është e bardhë e jashtëzakonshme, aq sa të verbon dhe ka shumë mundësi që të jetë rasti i parë në botë i një diamanti superior, 100 karat të ngjyrës D, qartësia IF dhe pastërti e brendshme shumë e madhe.
Çmimi nuk është llogaritur akoma, sepse është e vështirë të përcaktohet ashtu si është i paprerë. Ekspertët kanë kujtuar se një gur i së njëjtës madhësi, por i një cilësie shumë më të ulët, është shitur për 12 milionë dollarë.Diamanti më i madh në histori është Cullinan, i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905. Ishte 3.100 karat, para se të ndahej në më shumë se 100 pjesë, shumë nga të cilat bëjnë pjesë në bizhutë e kurorës britanike.
|