|
Sunday, 29 June 2008 |
Fernando Torres ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen finale të kampionatit evropian, Euro 2008, të zhvilluar në stadiumin Ernst Happel në Vjenë, gjatë të cilës ndeshje kombëtarja spanjolle dominoi lojën përballë asaj gjermane, duke u shpallur kampion i ri evropian.Goli i Fernando Torres erdhi pas 33 minutash lojë, që ishte i mjaftueshëm t’i sjellë Spanjës trofeun e kampionit të Evropës, pas 44 vitesh. Sulmuesi i Liverpoolit pranoi një pasim nga Xavi Hernandez, dhe pasi që fitoi dyluftimin me Philipp Lahm, dërgoi topin në rrjetë prapa portierit gjerman, Jens Lehmann.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Sunday, 29 June 2008 |
Beteja për titullin në Euro 2008 do të luftohet kryesisht në mesfushë, ku do të duelojnë Mikael Balak dhe Çesk Fabregas, ku forca e kapitenit të Gjermanisë do të vihet përballë krijimtarisë artistike të spanjollit në finalen e sotme. Nëse Balak dhe njerëzit e tij, Torsten Frings e Tomas Hicëlshperger, arrijnë të mbizotërojnë dhe të vendosin kontrollin, atëherë pritet të shikojmë një triumf gjerman në "Ernst Hapel Shtadion".Ama, nëse Fabregasi, Ksavi dhe Andres Iniesta me shokë arrijnë të çajnë dhe të lundrojnë përreth kundërshtarit kokëfortë, atëherë do të marrë fund agjërimi 44 vjeçar i Spanjës për një kupë të rëndësishme.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Friday, 27 June 2008 |
Spanjollët janë të pandalshëm. Shpartallojnë Rusinë 3-0 dhe janë më pranë se kurrë titullit kampion europe.Spanja kualifikohet për në finale, duke fituar pastër ndaj skuadrës ruse, e konsideruar si surpriza e Euro 2008-ës. Të besuarit e Aragonesit kanë arritur mbrëmë fitoren e 5-të në po kaq ndeshje të luajtura. Ata shkojnë në finale pas 24 vjetësh. Në këtë mënyrë, Spanja, që shpesh është etiketuar si një skuadër e pafatë në kompeticionet europiane, është fare pranë titullit të dytë kampion europe. Iberikët kanë luajtur një pjesë të dytë shumë të mirë, duke shënuar 3 gola të bukur, me autorë Ksavi Hernandesin, Gizën dhe David Silvën. Spanja do të përballet në finalen e Vjenës me Gjermaninë, ditën e diel.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Wednesday, 25 June 2008 |
|
Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në Bazel të Zvicrës ndërmjet Gjermanisë dhe Turqisë, ofroi shumë emocione, me një fitore të Gjermanisë me golin e shënuar nga Lahm në minutën e fundit të kohës së rregullt, 3-2.Në minutën e 22' Turqia shënoi golin e parë me anë të Uğur Boral, mirëpo gjermanët shumë shpejt rikthyen. Ishte vetëm sulmi parë i vërtetë i gjermanëve dhe Bastian Schweinsteiger e çon topin në rrjet, duke e lënë avantazhin e turqve vetëm katër minuta. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, ngjashëm sikurse edhe loja që ishte në baraspeshë, me raste në të dy anët.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
Wednesday, 25 June 2008 |
Sonte në orën 20:45, në stadiumin Sent Jakon Park luajnë Gjermania dhe Turqia, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kampionatit evropian të futbollit.Siç është paralajmëruar në Basel të Zvicrës pritet të vijnë më shumë se 100 mijë tifozë të të dy përfaqësueseve, ndërsa rreth gjysmë milioni pritet ta ndjekin ndeshjen në ekranin gjigant në Portën e Brandenburgut në Belin.Kapiteni i kombëtares Gjermane, Michael Ballack deklaroi se shanset e të dy skuadrave janë 50:50 .
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 9 nga 27 |