EKSLUZIVE : Zana Krasniqi dashuron Lorikun
Tuesday, 06 January 2009

Modelistja kosovare, Zana Krasniqi, sipas të gjitha gjasave ka filluar një lidhje intime me kapitenin e Olimpique Marseille, Lorik Cana. Gjatë ditës së djeshme, në faqen...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Djeg ndėrtesėn duke i djegur rrobat e ish tė dashurit
Sunday, 14 December 2008

Policia në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar Donna J. Duell nën akuzën se, duke i djegur rrobat e ish të dashurit të saj në...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Etoo: Ende nuk mund tė flitet pėr titull
Sunday, 14 December 2008 | vigan

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo, i cili shënoi golin e parë të fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Real Madridit, dhe huqi një penalti, thotë asnjëri...
+ E Plote

Artikuj te tjere

Finalja e Euro 2008, "E bukura" pėrballė "Bishės"! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 8
I dobėtMė i miri 
Sunday, 29 June 2008

Beteja për titullin në Euro 2008 do të luftohet kryesisht në mesfushë, ku do të duelojnë Mikael Balak dhe Çesk Fabregas, ku forca e kapitenit të Gjermanisë do të vihet përballë krijimtarisë artistike të spanjollit në finalen e sotme. Nëse Balak dhe njerëzit e tij, Torsten Frings e Tomas Hicëlshperger, arrijnë të mbizotërojnë dhe të vendosin kontrollin, atëherë pritet të shikojmë një triumf gjerman në "Ernst Hapel Shtadion".Ama, nëse Fabregasi, Ksavi dhe Andres Iniesta me shokë arrijnë të çajnë dhe të lundrojnë përreth kundërshtarit kokëfortë, atëherë do të marrë fund agjërimi 44 vjeçar i Spanjës për një kupë të rëndësishme.

Fabregasi është përdorur duke e nisur nga stoli, në shumicën e ndeshjeve të Spanjës, drejt finales. Por, impakti i tij në lojë, si zëvendësues i David Vilas në fitoren 3 0 të së enjtes kundër Rusisë, bëri që të gjithë ta konsiderojnë si një titullar të sigurt për ndeshjen e sotme. Në ndryshim nga ai, Balak nuk luajti shumë mirë në fitoren 3 2 të Gjermanisë ndaj Turqisë, por vetëbesimi i tij dhe dëshira për të bërë autokritikë pas mungesës në finalen e Botërorit 2002, mund ta nxisin që të dhurojë një paraqitje për t'u mbajtur mend.

Trajneri i tij, Joakim Lëv, është i bindur se mendësia e skuadrës së tij është ajo që duhet. "Kemi një mendësi prej fituesi dhe këtë do ta tregojmë në fushë sonte", - tha ai, në lidhje me përpjekjet e Gjermanisë për të fituar të katërtin titull evropian në historinë e saj. Spanja, që mbërrin në të parën finale që prej vitit 1984 dhe që kërkon të fitojë të dytën kupë pas asaj të fituar në Euro 1964 në shtëpi, e di mirë se do t'i duhet të djersijë shumë. Por, iberikët kanë shumë vetëbesim tani që e kanë prishur atë traditë të keqe të eliminimit në fazën çerekfinale.

"Gjermania mbetet Gjermani dhe ata duken se mund të fitojnë ndaj cilitdo kundërshtar", - tha dje trajneri Luis Aragones. "Por, çdo skuadër e ka shumë të vështirë kundër nesh, sidomos kur ne kapimritmin tonë të veçantë". Secila prej skuadrave pritet të luajë me nga një sulmues të vetëm: Fernando Torres për Spanjën dhe Miroslav Kloze, që ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit për Gjermaninë - duke u dhënë, në këtë mënyrë, shumë përgjegjësi mesfushorëve.

Dyshja e krahëve për gjermanët, Bastian Shvajnshtajger dhe Lukas Podolski, me pesë gola të shënuar midis tyre, është shfaqur tepër e rrezikshme në të dyja aspektet: atë të shërbyesit dhe atë të shënuesit. Dhoma motorike e Spanjës është gjithashtu në një formë të shkëlqyer, sidomos pas të enjtes, kur Vila u dëmtua dhe la fushën e lojës, me pesë lojtarë e mbytën fare skuadrën ruse.

Që në vërshëllimën e parë kundër Rusisë, Spanja dukej më kërkuese se në sfilitjen kundër Italisë. Fabregas i shtoi një prekje klasi më tepër pasuesve të shpejtë të Spanjës, kur hyri në fushë. Ata do të përballen me detyrën për të çarë mbrojtjen gjermane, që është vërtet e fuqishme, por jo shumë e lëvizshme. Ndërkohë, kërcënimi ajror, i quajtur Kloze, përbën një sprovë tjetër për mbrojtësit spanjollë, që deri tani janë paraqitur mirë dhe me shumë autoritet.

Qendra me Karles Pujol, i cili ka qenë përherë i pariqë ka shmangur çdo rrezik të mundshëm, ndërsa portieri Iker Kasiljas vazhdon të përbëjë një siguri më shumë. Përballja e sotme është veçanërisht e bukur,pasi Spanja vlerësohet nga bastexhinjtë, si favoritja për të hedhur atë hap të fundit, që e ka bërë të jetë favorite përherë vetëm në letër.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
zKDeveloper  - Patjeter qe Gjermania Fiton   |2008-06-29 15:33:30
Gjermani ngelet Gjerman dhe do i bej ball cdo kundershtari.
Duke u bazuar edhe
ne sondazhin e hedhur ne faqen e zeritkosovar, patjeter qe Gjermania do e fitoje
Euro 2008 :)
Gjermania !
72 54.1%
Spanja !
61 45.9%
vigan   |2008-06-29 15:43:45
GOO SPAAAAAAAAAAIN!
geti   |80.80.170.xxx |2008-06-30 16:13:59
me vjen shume qudi nga njerez qe perkrahin nje ekip i cili shtet nuk e ka njohur
REPUBLIKEN E KOSOVES me vjen keq mirpo a e dini ju se spanja eshte shteti i cili
jo vetem se nuk e njeh shtetin ton por lobon kunder shtetit tone ne vendet tjera
dhe nuk e pranon se jemi shtet kurse nese doni ju ti bashkangjiteni festes bashk
me serbet te cilet flamurin spanjoll e kan vendosur perkrah flamurit serb ne
graqanic ather me vjen keq por shume gabim e keni .
vigi  - aaaaa2000   |80.80.173.xxx |2008-07-15 09:24:08
444444444444444444220
blinoos  - gjemania   |82.114.94.xxx |2008-09-14 12:42:54
un kta qe hup gjermania nuk e kom prit kjo humbjen osht nga fernando torresit qe
ja kom mas i nati n'bot por nese e shoh ball per ball orres do ta vras
nora  - ciao   |83.225.150.xxx |2008-11-08 09:28:02
ju lumt
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Cila eshte kengetarja me seksi Shqiptare?
 

Foto te Rastit

Zajmina Vasjari

Zajmina Vasjari

Date: 03/01/2008 Views: 1028

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

Te Rejat e Fundit

GALERIA SHQIPTARE ME ALBUME TE NDRYSHME!

TOP FOTOGRAFITE NE GALERI!

Per ti pare fotografite me te medha klikoni mbi to.

Albume te tjera te cilat gjinden ne galerine tone :

BUKUROSHET SHQIPTARE - KLIKO

PAVARSIA E KOSOVES - KLIKO 

ELITA KOMBETARE - KLIKO 

SPORTI SHQIPTAR - KLIKO

Vizitoret Online

Kemi 5 miq dhe no anetare online

10591 anetare gjithsej

Anetaret

10589 Anetare
3 Te Rinj Sot
35 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: BestVideooa

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Generated in 1.12178 Seconds