|
|
|
Bogdani-Lacio, Tare "i mbyll derėn" 3 Months ago
|
Karma: 0
|
|
Transferimi i Erjon Bogdanit te Lacio nuk do tė realizohet. Kėto janė fjalėt e Igli Tares, tashmė nė rolin e drejtuesit te klubi i Serisė A. Edhe pse nė mediat italiane ėshtė pėrfolur prej kohėsh pėr interesimin e bardhekaltėrve pėr sulmuesin 31-vjeēar, ish-kapiteni i Kombėtares tregohet i prerė. Duke komentuar afrimin e mundshėm tė Bogdanit, pėr mikrofonat e "Radio Incontro", ai tha: "Asgjė nga kėto qė fliten nuk ėshtė e vėrtetė. Erjonin e njoh mirė dhe dėshiroj tė theksoj se Lacio po studion zgjidhje tė brendshme pėr pozicione qė mund tė duken tė vėshtirė pėr tu plotėsuar". Me kompetencėn e njė drejtuesi, Tare foli edhe pėr "problematikėt" Simone Inzagi, Mutareli e Baronio: "Po stėrviten pėrditė me ne. Deri mė 31 gusht do kėrkojmė njė skuadėr pėr ata, por nėse kjo nuk ndodh, do vlerėsojmė zgjidhje tė tjera".
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
The administrator has disabled public write access.
|
|
|
|
Rivaldo mendon per pensioonim 3 Months ago
|
Karma: 0
|
|
Rivaldo Vitor Borba Ferreira, i njohur ndryshe si Rivaldo ka vendosur: karriera e tij e jashtėzakonshme meriton njė epilog po kaq tė jashtėzakonshėm, tė paktėn nga pikėpamja ekonomike. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nė moshėn 36-vjeēare, ish-mesfushori i Barcelonės dhe Milanit, qė nė vitin 2002 ėshtė shpallur edhe kampion bote me Brazilin, ka vendosur tė braktisė Greqinė (nė katėr sezonet e fundit ka luajtur fillimisht me Olimpiakosin e mė pas me AEK Athinėn) pėr tė "zbarkuar" nė kampionatin e Uzbekistanit. Nė vendin aziatik Rivaldo do tė veshė fanellėn e Buniodkor, qė gjatė muajit tė kaluar, kur emri i klubit ishte Kuruvēi, kishte tentuar tė joshte Samuel Etoo me njė kontratė sezonale qė kapte shifrėn e 40 milionė dollarėve. Braziliani ėshtė njė prej yjeve mė tė mėdhenj tė futbollit tė viteve 90, ku mes arritjeve personale tė Rivaldos janė edhe "Topi i Artė" dhe "Lojtari mė i Mirė" nė vitin 1999.
Nga ana e tij, futbollisti nuk preferoi tė bėnte publike detajet e marrėveshjes, megjithatė theksoi se propozimi i klubit uzbek ishte "i parefuzueshėm". "Ishte njė vendim i vėshtirė, por nuk mund ta refuzoja njė ofertė tė tillė, qė ėshtė shumė e mirė pėr karrierėn time", deklaroi Rivaldo pėr stacionin radiofonik grek "Novosport FM". Drejtuesit e skuadrės uzbeke Kuruvēi, pasi dėshtuan afrimin e Etoo ndryshojnė emrin dhe nė gusht 2008 shndėrrohen nė Buniodkor. Risia erdhi pėr tė treguar suksesin nė fushė dhe rritjen e profesionalizmit jashtė saj. Megjithatė, zakoni mbeti po i njėjti: ata vazhdojnė tė joshin yje tė futbollit dhe tashmė ishte radha e Rivaldos. "I kėrkoj falje tifozėve tė AEK-ut, por nuk mund ta refuzoj kėtė ofertė", vazhdoi mė tej mesfushori. "Ishte njė vendim shumė i vėshtirė pėr mua, megjithatė nė fund tė karrierės mė ndodhi diēka mjaft pozitive dhe nuk mund tė mos e merrja nė konsideratė. Jam ndjerė shumė mirė te AEK-u dhe dėshiroj tė falėnderoj presidentin e klubit e tifozėt, por oferta ishte shumė e mirė pėr mua e familjen time". Nga ky kalim klubi grek mendohet se do tė pėrfitojė 500 mijė euro, por nėpėrmjet njė zėdhėnėsi ata deklaruan se "Rivaldo ka edhe njė vit kontratė e, nėse nuk gjendet njė zėvendėsues, ai ėshtė i detyruar tė qėndrojė".
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
The administrator has disabled public write access.
|
|
|
|
Do habiteni nga Bogdani se cka ka kerkuar 3 Months ago
|
Karma: 0
|
|
Erjon Bogdani mund tė kishte veshur tashmė fanellėn e Queens Park Rangers (QPR) nė kampionatin anglez tė futbollit (championship) nėse mes kėrkesė dhe ofertės nuk do tė kishte pasur aq shumė diferencė. Klubi, nė pronėsi tė bosit tė skuderisė Renault nė Formula 1, Flavio Briatore kishte kėrkuar me ngulm qė tė ēonte sulmuesin shqiptar drejt Anglisė por gjithēka u stopua pas kėrkesės sė Bogdanit. Gjiganti i sulmit tė kombėtares shqiptare kėrkoi plot 20 mijė stėrlina nė javė, ose e thėnė ndryshe, diēka mė shumė se 31 mijė euro nė javė, shifėr kjo qė sipas mediave angleze, shtangu drejtuesit e kėtij klubi. Sipas eurosport.co.uk Briatore ishte gati tė paguante njė shumė tė konsiderueshme klubit tė Kievos si dhe rrogėn aktuale qė sulmuesi shqiptar merr tek kjo skuadėr por kurrsesi njė shumė qė shkon deri nė 1 milionė e gjysėm euro nė sezon. "Pikėrisht pėr kėtė arsye, - shkruhet nė kėtė faqe interneti, QPR ndėrpreu tratativat si me klubin italian dhe me sulmuesin shqiptar. Aktualisht Bogdani merr njė rrogė prej 850 mijė eurosh nė sezon tek Kievo, kontratė e cila pėrfundon mė 30 qershor tė 2009-ės. Duke parė shumėn e konsiderueshme drejtuesit e kėtij klubi mė shumė se njė herė janė shprehur nė media se dėshirojnė ta shesin futbollistin ose ta japin sėrish nėformė huazimi. Pėrsa i pėrket opsionit tė parė klubi veronez si dhe Bogdani janė nė tratativa me Lacion, ndėrsa pėrsa i pėrket opsionit tė dytė, ai bie pasi sulmuesi shqiptar ėshtė shprehur kategorikisht kundėr formulės sė huazimit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
The administrator has disabled public write access.
|
|
|
|
Kuarezma gjithmon e me afer Interit 3 Months ago
|
Karma: 0
|
|
Mediat italiane kanё pėrcjellė lajmin se Interi mbrёmё, nё orėt e vona tё natės, ka arritur marrėveshje me klubin portugez, Porto, pёr tё transferuar Quaresman.
Lajmet tё cilat arrijnė nga Italia, thonё se saga e transferimit tё portugezit tashmё ka pėrfunduar. Gazzetta dello Sport shkruan se Inter dhe Porto kanё arritur mbrёmё marrėveshje pėrfundimtare pёr anėsorin.
Sipas sportives italiane, nerazurёt do tё ndajnė afro 20 milionё euro si edhe shėrbimet e Pele pёr tё marrё shėrbimet e Quaresmas.
Publikimi zyrtar pritet mё vonё, ndėrsa lojtari duhet tё arrijё nё Milano gjatё ditės. Ai tashmё i ka pėrcaktuar kushtet personale me Interin, dhe pritet tё nėnshkruajё marrėveshje katėrvjeēare, nga e cila do tё pėrfitojё 3 milionё euro nё vit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
The administrator has disabled public write access.
|
|
|
|
Benfika: E kemi blere Suazon 3 Months ago
|
Karma: 0
|
|
Ekipi portugez Benfica, ka pohuar se ka arritur ta angazhojё sulmuesin e Interit, David Suazo, si njё huazim njėvjeēar.
Pritej qё Suazo tё largohej nga Interi, pasi qё nuk ishte pjesё e planeve tё trajnerit tё ri, Jose Mourinho, dhe pasi qё refuzoi disa klube nё Itali, lojtari ka pranuar tё kalojё nё kampionatin portugez, edhe atё tek Benfica.
David Suazo ёshtё lojtar i ri i Benficas. Lojtari i talentuar 28-vjeēar, i cili sezonin e kaluar luajti pёr Interin, do tё vijё si huazim njėvjeēar nё Benfica, shkruhet nё faqen zyrtare tё klubit portugez.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
The administrator has disabled public write access.
|
|
|
|
Oddo premton se do te kthehet 3 Months ago
|
Karma: 0
|
|
Mbrojtėsi i Milanit, Massimo Oddo, ėshtė betuar se do tė kthehet te skuadra e tij pas huazimit njėvjeēar te gjermanėt e Bayern Munich.
Po largohem pėrkohėsisht nga skuadra ku kam ėndėrruar tė luaj si fėmijė, dhe nga skuadra e cila mė ka mundėsuar tė fitoj trofe tė rėndėsishėm.
Ishte njė zgjidhje e vėshtirė, mirėpo kemi arritur njė marrėveshje me klubin dhe i falėnderoj drejtuesit pėr kėtė gjė. Do tė pėrballem me njė sfidė tė re dhe shpresoj tė pėrparoj mė shumė.
Bashkėlojatėrve tė mi iu uroj suksese tė mėdha deri sa tė kthehem. Po ashtu dėshiroj ti falėnderoj tifozėt tė cilėt kanė qenė tė afėrt me mua dhe mė kanė mbėshtetur nė momente tė vėshtira, ka thėnė ish-lojtari i Lazios pėr faqen zyrtare tė Milanit.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
The administrator has disabled public write access.
|
|