ZeriKosovar.com - Forum
Mire se erdhet, Antare
Ju lutem Identifikohuni ose Regjistrohu.    Humbet fjalekalimin?
Pse ofendoi CANEN 6 muaj burg (1 duke shikuar) (1) Guest
Go to bottom Post Reply Favorizuar: 0
TOPIC: Pse ofendoi CANEN 6 muaj burg

#3192
salcano (Moderator)
Njeriu nuk eshte Ishull, krejtesisht i vetem.
Moderator
Posts: 1100
graph
Anetaret jashte linjes Click here to see the profile of this user
ICQ#: salcano Gjinija: Male salcano universal_nm@hotmail.com salcano Vendi: Shkup Ditelindja: 1994-01-24
Metod per ti zbutur ndeshejt e trukuara 3 Months ago Karma: 0  
Pėrtej asaj qė ėshtė evidentuar nga hetimet sportive tė gjykatės, mund tė jenė me qindra ndeshjet e trukuara qė i kanė shpėtuar. Kėtė e njofton njė studim i publikuar nga dy ekonomistė: Batista Severnjini, studiues nė Universitet "Humboldt" nė Berlin, dhe Tito Boeri, docent nė Universitetin "Boēoni" tė Milanos. Studimi, i bazuar mbi njė metodė matematike, citon ndeshjen e trukuara dhe do tė prezantohet sot nė takimin vjetor mes ekonomistėve tė "European Economic Association".
 
 
  The administrator has disabled public write access.
#3194
salcano (Moderator)
Njeriu nuk eshte Ishull, krejtesisht i vetem.
Moderator
Posts: 1100
graph
Anetaret jashte linjes Click here to see the profile of this user
ICQ#: salcano Gjinija: Male salcano universal_nm@hotmail.com salcano Vendi: Shkup Ditelindja: 1994-01-24
11 futbollistet qe kane luajtur me se dobti en Ang 3 Months ago Karma: 0  
11 futbollistėt mė tė kėqinj qė kanė luajtur nė Angli dekadėn e fundit

Njė sondazh i zhvilluar nga federata angleze me tifozė tė apasionuar tė futbollit tė kėtij vendi ka nxjerrė 11-tė futbollistėt mė tė kėqinj sipas roleve tė tyre qė kanė luajtur nė Premier League gjatė dekadės sė fundit. Sipas tyre nė portė duhet tė jetė italiani, Masimo Taibi i cili luajti vetėm 4 ndeshje me fanellėn e Manēester Junajtid. Linjėn e mbrojtjes e pėrbėjnė, Titus Bramble (Uigan), francezi, Zhon-Alen Boumsong (Njukastėll), Darren Peacock (QPR) dhe portugezi, Abel Xavier (Everton). Nė mesfushė janė pėrzgjedhur sėrish njė futbollist i Manēester, Djemba-Djemba i cili i bashkėngjitet Luke Chaduick dhe Karlton Palmer. Nė linjėn e sulmit janė Dong Gook (Middlesbrough), suedezi, Tomas Brolin (Leeds Und) dhe uruguaiani, Diego Forlan kur luante pėr Manēester Junajtid. Tifozėt kanė pėrzgjedhur edhe trajnerin mė tė keq i cili sipas tyre ka qenė Semi Lee kur drejtonte skuadrėn e Bolton.

Flop-11

1. Massimo Taibi (Manchester Und)
2. Titus Bramble (Wigan Athletic)
3. Jean-Alain Boumsong (Newcastle)
4. Darren Peacock (QPR)
5. Abel Xavier (Everton)
6. Djemba-Djemba (Manchester Und)
7. Luke Chadwick (Shefield Wed)
8. Carlton Palmer (Leeds Und)
9. Lee Dong Gook (Middlesbrough)
10. Tomas Brolin (Leeds Und)
11. Diego Forlan (Manchester Und)
Trajner: Sammy Lee (Bolton)
 
 
  The administrator has disabled public write access.
#3195
salcano (Moderator)
Njeriu nuk eshte Ishull, krejtesisht i vetem.
Moderator
Posts: 1100
graph
Anetaret jashte linjes Click here to see the profile of this user
ICQ#: salcano Gjinija: Male salcano universal_nm@hotmail.com salcano Vendi: Shkup Ditelindja: 1994-01-24
Pse ofendoi CANEN 6 muaj burg 3 Months ago Karma: 0  
Ofendoi Lorik Canėn gjatė njė ndeshje nė kampionatin francez, do tė jetė i detyruar tė kryejė 6 muaj burg. Pasi mori nė shqyrtim ēėshtjen nė prill tė kėtij viti, gjykata franceze ka vendosur tė dėnojė njė tifoz tė FC Metz, duke i hequr tė drejtėn kėtij tė fundit qė tė ndjekė pėr dy vjet ndeshje nė stadiumet franceze. Ngjarja ndodhi mė 12 prill 2008 teksa nė stadiumin e Metz vinte pėr tė zhvilluar ndeshjen e radhės Marseja. Njė 38-vjeēar, i cili mė pas rezultoi tė ishte nė gjendje tė dehur, zbriti deri nė fushėn e lojės duke iu hakėrryer Lorik Canės me fjalėt "shqiptar i qelbur", shprehje kjo qė u pėrcoll mjaft mirė nga televizionet franceze. Ngjarja bėri bujė jo vetėm pėr faktin se Cana ishte nėn vesturėn e kapitenit tė Marsejės, por edhe se disa javė mė parė po nga tifozė tė FC Metz (skuadėr qė tashmė militon nė ligėn e dytė franceze) kishte pasur kore raciste nė stadium. Edhe nė atė rast njė tjetėr tifoz u dėnua me tre muaj burg. "Nuk arrij dot ta shpjegoj se ēfarė mė ndodhi. Ėshtė njė gomarllėk qė kam bėrė dhe ajo qė mė vret akoma mė shumė ėshtė fakti se tė tilla fjalė nuk do t'i kisha pėrdorur kurrė pėr njė lojtar si Lorik Cana. Kėrkoj falje dhe mė vjen keq", ka qenė pohimi i 38-vjeēarit nė sallėn e gjyqit. Por as ndjesa e tifozit dhe as diplomacia e avokatit tė tij nuk e ka bėrė gjyqtarin e ēėshtjes qė tė ndryshojė mendim, duke e ēuar atė drejt qelisė sė burgut pėr gjashtė muaj. I dėnuari ka tė drejtėn e apelimit tė vendimit nė njė shkallė mė lart tė gjyqėsorit, ē'ka sipas avokatit tė tij do tė bėhet menjėherė.
 
 
  The administrator has disabled public write access.
#3199
salcano (Moderator)
Njeriu nuk eshte Ishull, krejtesisht i vetem.
Moderator
Posts: 1100
graph
Anetaret jashte linjes Click here to see the profile of this user
ICQ#: salcano Gjinija: Male salcano universal_nm@hotmail.com salcano Vendi: Shkup Ditelindja: 1994-01-24
Cka ndodhi me Vllaznimin 3 Months ago Karma: 0  
Ekipi i vetėm shqiptar, qё garonte nё garat evropiane, Vllaznia, ka marrё njё ‘pesёshe’ golash nё ndeshjen e kthimit nё kuadėr tё Kupёs UEFA, si mysafir i ekipit italian Napoli.

Rinaudo hapi serinё e golave tre minuta para fundit tё pjesės sё parё (42’), ndėrsa shtatё minuta pas fillimit tё pjesės sё dytё, Pi shёnoi pёr tё dyfishuar rezultatin.

Tre minuta mё pas, Rinaudo, shёnon golin e dytё tё tij dhe tё tretin pёr ekipn italian, derisa nё dhjetё minutat e fundit, ekipi shkodran pёsoi edhe dy gola tё tjerё, njё nga Lavezzi (80’) dhe njё tjetėr nga Hamsik (87’).

Ndeshja e parё kishte pėrfunduar 3-0 pёr ekipin italian, qё kėshtu kualifikohet me rezultat tё pёrgjithshёm 8-0. Rezultatet nga ndeshjet tjera kualifikuese pёr nё Kupёn UEFA, do t’i gjeni nё pjesėn e djathtё tё ekranit.
 
 
  The administrator has disabled public write access.
#3201
salcano (Moderator)
Njeriu nuk eshte Ishull, krejtesisht i vetem.
Moderator
Posts: 1100
graph
Anetaret jashte linjes Click here to see the profile of this user
ICQ#: salcano Gjinija: Male salcano universal_nm@hotmail.com salcano Vendi: Shkup Ditelindja: 1994-01-24
Lojtaret me te mire et Evropes (Ronaldo me i miri) 3 Months ago Karma: 0  
Asi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ėshtė zgjedhur lojtari mė i mirė i Ligės sė Kampionėve pėr sezonin e kaluar. Portugezi njėkohėsisht ėshtė zgjedhur edhe sulmuesi mė i mirė i Ligės sė Kampionėve.

Lojėrat e shkėlqyera tė Ronaldos kanė ndihmuar nė masė tė madhe qė Djajtė e Kuq ta fitojnė titullin e Ligės sė Kampionėve dhe atė tė Ligės Premier. Gjatė sezonit tė kaluar nė tė gjitha garat, portugezi ka shėnuar 42 gola, prej tė cilėve tetė nė Ligėn e Kampionėve.

Tė gjitha ēmimet tjera i fituan lojtarėt e skuadrės tjetėr finaliste, Chelsea. Portieri mė i mirė i sezonit ėshtė zgjedhur Cech, mbrojtėsi mė i mirė ishte John Terry, ndėrsa ēmimin pėr mesfushorin mė tė mirė pėr sezonin e kaluar e fitoi Frank Lampard.

Portieri mė i mirė: Petr Cech (Chelsea)
Tė nominuarit: Manuel Almunia (Arsenal), Manuel Neuer (Schalke 04), Jose Reina (Liverpool), Edwin van der Sar (Manchester United).

Mbrojtėsi mė i mirė: John Terry (Chelsea)
Tė nominuarit: Jamies Carragher (Liverpool), Rio Ferdinand (Manchester United), Carles Puyol (Barcelona).

Mesfushori mė i mirė: Frank Lampard (Chelsea)

Tė nominuarit: Michael Essien (Chelsea), Cesc Fabregas (Arsenal), Steven Gerrard (Liverpool), Paul Scholes (Manchester United).

Sulmuesi mė i mirė: Cristiano Ronaldo (Manchester United)
Tė nominuarit: Didier Drogba (Chelsea), Lionel Messi (Barcelona), Wayne Rooney (Manchester United), Fernando Torres (Liverpool).

Futbollisti mė i mirė: Cristiano Ronaldo (Manchester United)
 
 
  The administrator has disabled public write access.
#3202
salcano (Moderator)
Njeriu nuk eshte Ishull, krejtesisht i vetem.
Moderator
Posts: 1100
graph
Anetaret jashte linjes Click here to see the profile of this user
ICQ#: salcano Gjinija: Male salcano universal_nm@hotmail.com salcano Vendi: Shkup Ditelindja: 1994-01-24
Grupet e Liges se Kampioneve 3 Months ago Karma: 0  
Duke kujtuar heroizmin e portierit tė Manchester United, Edwin van der Sar, dhe dėshtimin e kapitenit tė Chelseat, John Terry, nė finalen e Ligės sė Kampionėve nė Moskė, ėshtė koha tė zbulojmė se si do tė fillojė rruga e gjatė deri nė Romė.

Gjashtėmbėdhjetė skuadra kanė siguruar pjesėmarrjen direkte nė Ligėn e Kampionėve pas renditjeve sezonale nė ligat e tyre, ndėrkohė qė edhe gjashtėmbėdhjetė sosh janė kualifikuar pas takimeve eliminatore.

Si zakonisht 32 skuadra janė ndarė nė tetė grupe, me kusht qė dy skuadra nga i njėjti shtet tė mos jenė nė tė njėjtin grup.

Nė grupin A do tė garojnė finalisti i vitit tė kaluar Chelsea dhe skuadra tjetėr e cila po ashtu ėshtė eliminuar nga kampioni, Roma. Interi do ta ketė njė grup paksa mė tė lehtė, pasi qė kundėrshtar mė tė vėshtirė nė grupin B e ka Werderin. Njė grup tė ngjashėm e ka edhe Barcelona e cila do tė luajė nė grupin C. Skuadra e Lorik Canės, Marseille, nė grupin D do tė ballafaqohet pėrsėri me skuadrėn e cila ia ndaloi kualifikimin nė sezonin e kaluar, Liverpool. Kampionėt nė fuqi kanė njė grup relativisht tė lehtė nėse vazhdojnė me formėn e vitit tė kaluar, nė grupin E ata do tė ndeshen me Nėndetėsen e Verdhė. Fiorentina nė grupin F duhet tė marrė mė shumė pikė se Bayerni ose Lyoni nėse dėshiron tė vazhdojė mė tutje. Arsenali dhe Porto do tė jenė kundėrshtarėt kryesor tė grupit G, duke mos e harruar edhe Fenerbahcen. Ndėrkohė qė nė grupin E do tė ballafaqohen tė rikthyerit nė elitėn e futbollit evropian, Juventus, kampionėt e Spanjės, Real Madrid, dhe kampionėt e Kupės UEFA, Zenit St. Petersburg.

Grupet e plota pėr fazėn grupore tė Ligės sė Kampionėve:

Grupi A

CHELSEA
ROMA
BORDEAUX
CFR CLUJ

Grupi B

INTER MILAN
WERDER BREMEN
PANATHINAKOS
ANORTHOSIS FAMAGUSTA

Grupi C

BARCELONA
SPORTING LISBON
BASEL
SHAKHTAR DONETSK

Grupi D

LIVERPOOL
PSV
MARSEILLE
ATLETICO MADRID

Grupi E

MAN UTD
VILLARREAL
CELTIC
AALBORG

Grupi F

LYON
BAYERN MUNICH
STEAUA BUCHAREST
FIORENTINA

Grupi G

ARSENAL
PORTO
FENERBAHCE
DYNAMO KIEV

Grupi H

REAL MADRID
JUVENTUS
ZENIT ST PETERSBURG
BATE BORISOV

Takimet e para tė Ligės sė Kampionėve pėr vitin 2008/2009 do tė luhen me 16 dhe 17 shtator, dhe pastaj do tė vazhdojnė me 30 shtator dhe 1 tetor, 21/22 tetor, 4/5 nėntor dhe 9/10 dhjetor. Dy skuadrat e para nga secili grup do tė vazhdojnė mė tutje, ndėrsa skuadra e tretė do tė marrė pjesė nė Kupėn UEFA.
 
 
  The administrator has disabled public write access.
Go to top Post Reply
Powered by FireBoardget the latest posts directly to your desktop
Generated in 1.03628 Seconds