Arrestohet pronari i maunes me 160 kg hashash Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 03 February 2008
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin, Shezi Gega, banues në Berat. Pronar dhe organizator i trafikut

Tiranë- Dy ditë pas bllokimit të 160 kilogramë lënde narkotike e tipit kanabis sativanë pikën kufitare të Kakavijës, policia ka vënë në pranga pronarin e drogës. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se ndalimi i Shezai Gegas, pronarit të drogës është bërë nga forcat e Antidrogës dhe Operacioneve Speciale në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. "Këto forca arritën të dokumentonin veprimtarinë kriminale dhe të arrestojnë shtetasin Shezai Gega, 38-vjeç, banues në Berat, si organizator dhe pronar i 160 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa",- thanë burimet zyrtare. Gjithçka erdhi pas hetimeve të bërë lidhur me sekuestrimin e sasisë së konsiderueshme të lëndës narkotike, ndërkohë që çështja menjëherë i kaloi për ndjekje Krimeve të Rënda.

Arrestimi i përgjegjësit të kanabisit u bë në orët e vona të së premtes në banesën e tij. Materialet hetimore për këtë shtetas i kanë kaluar Prokurorisë së krimeve të Rënda për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Droga u kap në pikën kufitare të Kakavijës mëngjesin e datës 31 janar, në një kamion tip Volvo F16, me targa BR 18 52 B, që drejtohej nga 46-vjeçari Agron Rrushi, lindur dhe banues në qytetin e Fierit.

Droga sipas hetimeve kishte destinacion Greqinë dhe ishte e fshehur në hapësirën ndarëse ndërmjet katit të parë dhe të dytë të kamionit, i cili shërbente për transport kafshësh dhe shpendësh. "Gjatë kontrollit të imtësishëm të bërë nga shërbimet e specializuara të Pikës së kalimit Kakavije rezultoi se kamioni tip Volvo, i cili shërbente për transport shpendësh dhe kafshësh, në karrocerinë e tij, mbante të fshehur drogën",- thanë burimet e policisë së Gjirokastrës ditën e bllokimit të maunes. Sipas tyre, lënda narkotike ishte fshehur në pjesën ndërmjet katit të parë dhe të dytë, në tavanin që ndante këto dy kate. Brenda kësaj hapësire u konstatuan 113 pako në formë cilindrike të mbështjella me letër natriban dhe 17 pako në formë katrore edhe këto të mbështjella me letër natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike marijuanë e presuar. Gjatë peshimit rezultoi se sasia e kësaj lënde narkotike ishte 160 kilogramë. Në pranga u vu menjëherë drejtuesi i mjetit, nën akuzën e "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike", ndonëse ai deklaroi se nuk kishte dijeni për mallin e fshehur dhe ishte vetëm shofer që kishte bërë shumë herë rrugën e Greqisë.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.24235 Seconds