Pi ilaēet e gjyshes, rėndė 6-vjeēari Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 03 February 2008
Djali F.H u dërgua në gjendje kome në spital, pasi kishte pirë 30 kokrra që përdorte gjyshja për tensionin SKRAPAR- Një fëmijë 6-vjeçar nga qyteti i Çorovodës është në rrezik për jetën, në spitalin rajonal pasi ka pirë ilaçet e gjyshes. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më pare, në qytetin e Çorovodës, kur 6 vjeçari F. H, i gjendur vetëm në shtëpi ka qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë të tij. Nuk dihet se çfarë ka detyruar fëmijën të gëlltisë ilaçet që gjyshja e tij përdorte për normalizimin e tensionit të gjakut dhe zemrës. Kur shokët e tij janë larguar për në banesat e tyre, fëmija ka kaluar në gjendje kome. Prindërit, e kanë gjetur në këtë gjendje kur kanë mbërritur në shtëpi dhe janë vënë në alarm. Me urgjencë e kanë dërguar në spitalin e qytetit të Çorovodës. Mjekët aty kanë konstatuar se vogëlushi kishte pirë disa ilaçe që përdoren për tensionin dhe e kanë mbajtur në trajtim intensiv gjatë gjithë natës, ndërkohë që mëngjesin e djeshëm e nisën drejt Beratit. Familjarët kanë gjetur në banesë edhe kutinë e tabletave, që kishte pirë fëmija. Nga verifikimet e kryera mësohet se vogëlushi kishte pirë rreth 30 tableta, të cilat i kanë vënë në rrezik serioz jetën. Fëmija 6-vjeçar ka mbërritur në spitalin e qytetit të Beratit rreth orës 11:00, ku i është nënshtruar një mjekimi intensiv. Mjekët pohojnë se ndonëse fëmija e ka kaluar rrezikun për jetën, ai do të vazhdojë të kurohet dhe do të qëndroj edhe disa ditë në repartin e pediatrisë, deri në stabilizimin e plotë të shëndetit.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi
Generated in 0.37847 Seconds