Shkodėr, goditen dy grupe grabitėsish Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 03 February 2008
Policia e Shkodrës vuri në pranga 8 persona në akuzën e vjedhjes dhe grabitjes me armë e maska

Gjatë kontrollit, bashkë me një pjesë të sendeve të vjedhura janë gjetur dylbi, maska e armë

Shkodër- Policia e Shkodrës ka goditur dy grupe grabitësish, që me armë e maska kryenin vjedhje të ndryshme në qytet dhe rrethinat e tij. Pasi ka hetuar aktivitetin kriminal të grupeve dhe ka dokumentuar gjithë provat që implikojnë ata në veprat penale, policia ka arrestuar 8 personat përgjegjës. Secili grup, njëri me 4 dhe tjetri me 3 persona kryente "aktivitet" të pavarur. Ndërkohë që pas tyre, u ndalua një tjetër person, po nën akuzën e vjedhjes, pa lidhje me të parët. "Të ndaluarit e grupit të parë janë Besmir Ara, 18-vjeç; Arjon Bajraktari, 23-vjeç; Erjon Fikaj, 18-vjeç dhe Dashamir A.16-vjeç. Në grupin e dytë janë arrestuar Elvis Gorila,18-vjeç; Ilirjan Palina, 22-vjeç dhe Eduart Doçaj, 20-vjeç",-thanë dje burimet zyrtare të policisë, duke shtuar se në mesnatë u ndalua po për vjedhje shtetasi Afrim Hoxhllaku, 38-vjeç.

Operacioni është zhvilluar natën e së premtes dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm, mbështetur në të dhënat operative dhe informacionet e grumbulluara më parë nga policia. Sipas burimeve të policisë, grupi i parë, kryente grabitje në rrethina, kryesisht në Dobraç e Shtoj, duke vjedhur gjeneratorë, bagëti, automjete, motorë etj. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi janë kapur në orët e para të ditës së djeshme në flagrancë, teksa udhëtonin me një mjet të vjedhur, në bagazhin e të cilit kishin dhe disa krerë dele të vjedhura. Atyre u është gjetur me vete dhe një armë automatik, ndërsa pas kontrollit të bërë nga policia nëpër vende të ndryshme janë gjetur dhe objekte të tjera të vjedhura prej tyre, disa prej të cilave u janë shitur apo dhënë në këmbim personave të tjerë. "Ky grup vepronte i armatosur dhe atyre u janë gjetur përveç dy automatikëve dhe radio policie, dylbi, maska, doreza etj që shërbenin për të kryer vjedhjet",- thanë burimet policore, duke saktësuar se janë 6 automjete të vjedhura prej tyre, ku dy tashmë janë gjetur. Mbi këtë grup rëndojnë së paku 8 grabitje të dokumentuara.

***

Disa nga mjetet e vjedhura janë braktisur nga këta persona, pasi janë prishur apo ndeshur me objekte të tjera në përpjekje për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë. Të tillë kanë qenë një mjet Golf që është braktisur prej vjedhësve në fshatin Mes të komunës Postrribë, pasi është përplasur tek një bordurë anës rrugës; një mjet i vjedhur në Dobraç dhe që është gjetur i braktisur në fshatin Shtoj, ndërsa një tjetër është gjetur i braktisur në afërsi të fshatit Kuç, pasi ishte vjedhur pranë stacionit të trenit në Shkodër. Një automjet tjetër i vjedhur nga ky grup është gjetur tek tunelet në lagjen "10 Korriku", ku sipas policisë këta persona ia kanë dhënë një banori të kësaj lagjeje në këmbim të një arme automatik dhe një sasie lekësh. Mësohet se policia e Shkodrës ka dokumentuar një seri vjedhjesh me armë, kryer gjatë këtij viti, që nga grabitje shtëpish, automjetesh etj. Gjatë arrestimit të anëtarëve të këtij grupi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si dhe mjetet e kryerjes se krimit.

***

Grupi tjetër prej tre anëtarësh është prangosur natën e së premtes dhe kryente vjedhje në lagjet "Skenderbej", "Tom Kola" e "Perlat Rexhepi". Sipas policisë, ata kanë grabitur kryesisht shtëpi banimi private, motorçikleta, biçikleta si dhe pajisje të tjera. Gjatë kontrolleve të policisë janë gjetur pjesë të objekteve të vjedhura prej tyre, si pajisje elektroshtëpiake dhe pjesë të tyre. "Këta tre persona janë dokumentuar nga policia si autorë të vjedhjes së një banese në fshatin Grudë e Re, ngjarje e ndodhur më 15.01.2008 dhe vjedhjes së një banese në lagjen "Tom Kola "më 27.01.2008"- thonë burimet. Një tjetër person i rënë në prangat e policisë për vjedhje është dhe Afrim Hoxhllaku, 38-vjeç nga fshati Melgushë. Një natë më parë, rreth orës 23.30 ai ka hyrë për të vjedhur me thyerje banesën e shtetases Gjyhere Shegaj në fshatin Melgushë. Ndërsa me një levë ka qenë duke hapur dritaren e shtëpisë njëkatshe për të hyrë brenda ai është diktuar nga e zonja e shtëpisë e cila ka njoftuar policinë. Ai është kapur në flagrancë teksa përpiqej të largohej nga oborri i banesës njëkatshe, ku gruaja jetonte bashkë me fëmijët e saj. Operacioni i policisë ka qenë i befasishëm, pas dy javë vëzhgimesh e hetimesh të personave të dyshuar.

Sendet e gjetura

- Automjeti tip benx240 ngjyrë jeshile me targa SH 0080 C

- Automjetin tip benx 240 ngjyrë portokalli me targa SH- 0625 C

- Nje motor i tipit Piaxho.

- Një gjenerator

- Dy armë automatike model 56 te kalibrit 7.62 mm.

- Dy krehër me fishekë.

- Dyradio marrëse se bashku me një karikues

- Dy maska

- Një palë dylbi

- Një palë doreza

Të arrestuarit

Besmir Ara, 18-vjeç

Arjon Bajraktari, 23-vjeç

Erjon Fikaj, 18-vjeç

Dashamir A.,16-vjeç

Elvis Gorila,18-vjeç

Ilirjan Palina, 22-vjeç

Eduart Doçaj, 20-vjeç

Afrim Hoxhllaku, 38-vjeç

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.34693 Seconds