Trafiqet, pėrjashtohet shefi i komisariatit tė Gjirokastrės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 03 February 2008
GJIROKASTËR- Implikimi në trafiqe të paligjshme largon nga policia shqiptare kreun e komisariatit të Gjirokastrës. Bejkush Sina është larguar dje me urdhër të krerëve të Ministrisë së Brendshme pas një hetimi të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në policinë e Gjirokastrës. Shtatë muaj më parë, ministri Nishani ka larguar të gjithë krerët e policisë të qytetit jugor pasi rezultuan të implikuar në trafiqe por ky veprim duket se nuk i ka dhënë fund “bashkëpunimit” polici-trafikantë në kalimin e paligjshëm të njerëzve drejt Greqisë.

Largimi

Largohet nga detyra dhe përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit një tjetër drejtues në policinë e Gjirokastrës. Nënkomisar Bejkush Sina, që deri ditën e enjte mbante postin e shefit të komisariatit të policisë së rrethit Gjirokastër, nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu. Mësohet se shkak për këtë masë ekstreme janë bërë shkeljet e konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës. Në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ka mbërritur vendimi për shkarkimin e Sinës nga pozicioni i shefit të Komisariatit të Policisë si dhe largimin e tij të përhershëm nga Policia e Shtetit, me motivacionin “Shpërdorim i atributeve të Policisë së Shtetit”. Ndërkaq, Drejtoria e Policisë ka qenë mjaft e rezervuar në lidhje me këtë ndryshim në radhët e saj. Nën/komisar Bejkush Sina largohet pas shtatë muajsh qëndrimi në postin e shefit të komisariatit të policisë së rrethit të Gjirokastrës, ku u emërua më 12 qershor të vitit të kaluar pas furtunës që preku drejtuesit e lartë të këtij institucioni. Por dje burimet zyrtare nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të ministrisë pohuan se edhe Sina ka bërë të njëjtin gabim si paraardhësit e tij. “Nën/komisar Bejkush Sina ka rezultuar si i implikuar në afera të paligjshme që lidhen me trafikun e klandestinëve. Çështja është ende në hetim por nga ana jonë është bërë kërkesa për largimin e tij nga radhët e policisë. Kjo kërkesë është miratuar nga ministri dhe më pas vendimi është përcjellë në policinë e Gjirokastrës”,- thanë dje burimet zyrtare të SHKB-së.

9 muaj më parë

Një furtunë e vërtetë ka prekur në qershor të vitit të kaluar policinë e Gjirokastrës teksa nga përgjimet që po i bëheshin një grupi trafikantësh të klandestinëve dolën në skenë emrat e pothuajse të gjithë krerëve të këtij institucioni. Në atë kohë, me urdhër të ministrit u shkarkuan nga detyra kreu i kësaj drejtorie, krye/komisar Dashnor Kaja si dhe shefi i komisariatit të policisë së rrethit Gjirokastër, kryeinspektor, Edmond Lekloti. Pas shkarkimit ata u përjashtuan edhe nga radhët e policisë. Në urdhrin e ministrit ishte përcaktuar se motivacioni i përjashtimit të tyre nga policia është shkelje e betimit të policisë, abuzim me detyrën, me atributet e policisë si dhe me mirëbesimin e publikut. Po atë ditë është emëruar në detyrë edhe Bejkush Sina. Ai erdhi në këtë post pas nëntë muajsh në krye të sektorit për rendin dhe sigurinë publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.11972 Seconds