|
Sunday, 03 February 2008 |
|
GJIROKASTËR- Implikimi në trafiqe të paligjshme largon nga policia shqiptare kreun e komisariatit të Gjirokastrës. Bejkush Sina është larguar dje me urdhër të krerëve të Ministrisë së Brendshme pas një hetimi të bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në policinë e Gjirokastrës. Shtatë muaj më parë, ministri Nishani ka larguar të gjithë krerët e policisë të qytetit jugor pasi rezultuan të implikuar në trafiqe por ky veprim duket se nuk i ka dhënë fund “bashkëpunimit” polici-trafikantë në kalimin e paligjshëm të njerëzve drejt Greqisë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 03 February 2008 |
|
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin, Shezi Gega, banues në Berat. Pronar dhe organizator i trafikut Tiranë- Dy ditë pas bllokimit të 160 kilogramë lënde narkotike e tipit kanabis sativanë pikën kufitare të Kakavijës, policia ka vënë në pranga pronarin e drogës. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se ndalimi i Shezai Gegas, pronarit të drogës është bërë nga forcat e Antidrogës dhe Operacioneve Speciale në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar. "Këto forca arritën të dokumentonin veprimtarinë kriminale dhe të arrestojnë shtetasin Shezai Gega, 38-vjeç, banues në Berat, si organizator dhe pronar i 160 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa",- thanë burimet zyrtare. Gjithçka erdhi pas hetimeve të bërë lidhur me sekuestrimin e sasisë së konsiderueshme të lëndës narkotike, ndërkohë që çështja menjëherë i kaloi për ndjekje Krimeve të Rënda.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 03 February 2008 |
|
Policia e Shkodrës vuri në pranga 8 persona në akuzën e vjedhjes dhe grabitjes me armë e maska Gjatë kontrollit, bashkë me një pjesë të sendeve të vjedhura janë gjetur dylbi, maska e armë Shkodër- Policia e Shkodrës ka goditur dy grupe grabitësish, që me armë e maska kryenin vjedhje të ndryshme në qytet dhe rrethinat e tij. Pasi ka hetuar aktivitetin kriminal të grupeve dhe ka dokumentuar gjithë provat që implikojnë ata në veprat penale, policia ka arrestuar 8 personat përgjegjës. Secili grup, njëri me 4 dhe tjetri me 3 persona kryente "aktivitet" të pavarur. Ndërkohë që pas tyre, u ndalua një tjetër person, po nën akuzën e vjedhjes, pa lidhje me të parët. "Të ndaluarit e grupit të parë janë Besmir Ara, 18-vjeç; Arjon Bajraktari, 23-vjeç; Erjon Fikaj, 18-vjeç dhe Dashamir A.16-vjeç. Në grupin e dytë janë arrestuar Elvis Gorila,18-vjeç; Ilirjan Palina, 22-vjeç dhe Eduart Doçaj, 20-vjeç",-thanë dje burimet zyrtare të policisë, duke shtuar se në mesnatë u ndalua po për vjedhje shtetasi Afrim Hoxhllaku, 38-vjeç.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 03 February 2008 |
|
Djali F.H u dërgua në gjendje kome në spital, pasi kishte pirë 30 kokrra që përdorte gjyshja për tensionin SKRAPAR- Një fëmijë 6-vjeçar nga qyteti i Çorovodës është në rrezik për jetën, në spitalin rajonal pasi ka pirë ilaçet e gjyshes. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më pare, në qytetin e Çorovodës, kur 6 vjeçari F. H, i gjendur vetëm në shtëpi ka qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë të tij. Nuk dihet se çfarë ka detyruar fëmijën të gëlltisë ilaçet që gjyshja e tij përdorte për normalizimin e tensionit të gjakut dhe zemrës. Kur shokët e tij janë larguar për në banesat e tyre, fëmija ka kaluar në gjendje kome. Prindërit, e kanë gjetur në këtë gjendje kur kanë mbërritur në shtëpi dhe janë vënë në alarm. Me urgjencë e kanë dërguar në spitalin e qytetit të Çorovodës. Mjekët aty kanë konstatuar se vogëlushi kishte pirë disa ilaçe që përdoren për tensionin dhe e kanë mbajtur në trajtim intensiv gjatë gjithë natës, ndërkohë që mëngjesin e djeshëm e nisën drejt Beratit.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|