| "Mė lidhni pension special" |
|
|
| Friday, 16 May 2008 | |||||||
Ka 15 vjet që me një vendim të këshillit të ministrave i qeverisë "Meksi", vlerësohen me pensione të posaçme shtetërore individë të caktuar. Themi "të cakuar" duke marrë parasysh kushtet e përfitimit dhe procedurën që ndiqet dhe që në rastin tonë këta janë artistë e sportistë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve "çertifikoi" dje tetë prej tyre.
Mbi ç'kritere Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare vlerëson me pension të veçantë artistët? Teorikisht mbi kriterin e "kontributit të jashtëzakonshëm", faktikisht mbi ca burokracira dhe njohje
Ka 15 vjet që me një vendim të këshillit të ministrave i qeverisë "Meksi", vlerësohen me pensione të posaçme shtetërore individë të caktuar. Themi "të cakuar" duke marrë parasysh kushtet e përfitimit dhe procedurën që ndiqet dhe që në rastin tonë këta janë artistë e sportistë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve "çertifikoi" dje tetë prej tyre. Deri sot merr pension 15 000 lekë në muaj Vitore Sallaku (gjimnaste cirku) e cilashoqërohej nga bashkëshorti, humoristi Skënder Sallaku, në ceremoninë për vlerësimin e "disa personaliteteve të shquara nga fusha të ndryshme të artit, letrave dhe sporteve". Me vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave i qeverisë "Berisha", ajo do të marrë "pension të posaçëm shtetëror, në masën e pensionit maksimal" që plus shtesën nuk duhet të kalojë dyfishin e pensionit maksimal. "Do të marrë 30.000 lekë", thotë Skënder Sallaku. "Edhe unë kaq marr nga pensioni special që prej vitit 1995. Jemi mirë me kaq. Na del. Ju falemnderit shumë të gjithëve". Kompozitori Agim Krajka për të cilin na thonë se që prej 15 vitesh merr pension 9500 lekë, ka falenderuar ministrin Ylli Pango. Krajka ka besuar se e ka merituar pensionin e posaçëm falë "vlerave dhe meritave të popullit dhe të atyre që e përfaqësojnë". Ai "zbuloi" se Ministria e Kulturës ishte treguar aq bujare sa ia kishin firmosur sy për sy kërkesën për pension shtesë. Të tjerët, Bardhyl Salillari (sportist), Namik Prizreni (piktor), Adriatik Kallulli, (kritik arti), Eno Koço (dirigjent), Ilia Terpini (operator) kanë tërhequr në heshtje çertifikatat, ndërsa përballë karikaturistit Bujar Kapexhiu, ministri Pango u ndal që të bënte pak humor. Ai tregoi për batutat që kishte shkëmbyer me kreun e qeverisë për t'ia dhënë apo jo pensionin special Kapexhiut. "Bujari na ka bërë kaq shumë karikatura, -i thashë, si mos t'ia japim Bujarit". Duke i lënë në dorë çertifikatën, aktorit, regjisorit etj., ministri i tha duke qeshur se "s'ma ke shlyer akoma borxhin e karikaturës". Kërkuam informacion pa batuta pa kripë nga ndonjë anëtar i komisionit vlerësues i kërkesave për pension special. U përgjigj në një intervistë drejtori i kabinetit të ministrit, kompozitori Flamur Shehu. Edhe prej tij e patëm po aq të vështirë të marrim përgjigje se mbi ç'kritere ishin vlerësuar tetë individët. Zoti Shehu hedh kartën e"kontributit të jashtëzakonshëm" me të cilin s'mund të masësh asnjë vlerë të vërtetë, jo sepse është njësi subjektive, po sepse përvoja ka treguar që në Shqipëri, mund të bësh kërkesë për titull "Nder i Kombit" duke qenë hekurkthyes e duke u shitur si skulptor, dhe kjo lloj kandidature nuk është çudi që përfundon një ditë në tryezën e presidentit të Republikës. Kjo ndodh ngaqë komisionet jo se jo që nuk janë filtrues por iu përgjigjen ca procedurave burokratike sipas të cilave përfiton pension të posaçëm: ai/ajo që ka mbushur moshën e pensionit 60 vjeç (burra) dhe 55 vjeç (gra) dhe që ka kryer funksion, veprimtari të veçantë në fusha të caktuara. Për personat që kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist, paraqitet edhe statusi i ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë. Tek ky kusht i fundit puna komplikohet sepse, statusi i ish-të dënuarit politik është një nga më të dyshimtët statuse që kanë përfituar civilët. Së fundi. Ministri Pango nuk ka ndenjur pa e politizuar fare. Ai e quajti dhënien e pensioneve të posaçme "politikë në vijimësi", "përmbushje e objektivave mbi të cilat sendërtohet programi ynë qeverisës". Në ndryshim nga paraardhësit e tij politikë socialistë që "preferuan heshtjen", Pango ministër paska luftuar "në këtë përballje mendësish" ku "e përjetshmja fitoi betejën mbi të përkohshmen, vlera mbi antivlerën, zhvillimi mbi degradimin social". Që në këtë mes ka vend për të luftuar mendësi, ministri ka të drejtë. Nuk qëndron në fjalët e Pangos "heshtja e socialistëve". Dhjetë vjet më parë, në kohën e Ilir Metës kryeministër kanë përfituar pension të posaçëm shtetëror plot 115 persona që i përkisnin shumica artit dhe kulturës, po edhe kriminalistikës. Tek kjo listë të zë syri emra të pjellave të pushtetit diktatorial. Ja pse nuk mund të pranohet emfaza e ministrit të Kulturës. Mendësitë e sëmura kanë qepur kostume për ushtarët e të dy kampeve politikë. Zoti Shehu, mbi ç'kritere këta persona marrin sot pension të veçantë? Qeveria demokratike "Berisha" ka qenë shumë e interesuar edhe më përpara, edhe kur kemi pasur pushtetin në '95-'96-n që të vlerësoheshin figurat kryesore të shtetit shqiptar për të cilin kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e tyre që kanë lëvruar në jetë. Me këtë rast kriteri kryesor është kontributi, e dyta është mosha për ata që kanë vite që kanë dalë në pension. Nga ata që përfituan sot, cili ka qenë pensionisti më i keqpaguar? Nuk e di sepse kanë qenë të punësuar në institucione të ndryshme kush në Opera, kush në Ansambël. Për shembull Bujar Kapexhiu ka qenë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Kohët e fundit ka kontribuar në gjininë e pikturës dhe karikaturës, kjo gjë dihet, dhe në fushën e artit skenik. Agim Krajka është një nga kompozitorët mjaft të njohur të Shqipërisë që edhe pse është larguar që më nëntëdhjetën dhe sot është kthyer nga Amerika, ka vite që merr një pension të vogël. Shteti mendon që këta njerëz të jenë dinjitozë për aq kohë sa të jenë të gjallë. A është kjo politikë për asistencë sociale zoti Shehu? Pa dyshim. Ka një specifikë të veçantë, sepse pensionet speciale i marrin ata njerëz që me të vërtetë i kanë dhënë kombit shqiptar. Megjithatë, kjo lë vend për diskutime. Nëse do të krijonim një tjetër listë do dilnin njerëz me më shumë kontribute në fushën e kulturës se sa gjysma e njerëzve që keni vlerësuar ju. Pra nuk ju duken subjektive kriteret teorike të komisioneve ministrore dhe qeveritare? Nuk e përjashtoj këtë që thoni ju, edhe ata emra që mund të keni në mendje, sigurisht. Kandidaturat e miratuara nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë kaluar në komisionin e qeverisë që është një komision i posaçëm. Në qeveri janë çuar shumë emra. Kjo është proçedura e parë që bëhet në gjininë e artit dhe kulturës. Pra shteti ndjek një politikë sociale nga e cila përfitojnë pension special 20-30 individë në vit. Do të ketë të tjerë pensionistë specialë deri në fund të 2008-s? Po, do të ketë të tjerë. Kjo nuk e rëndon buxhetin e shtetit. Ju e dëgjuat dhe në fjalën e këtyre njerëzve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në anën shpirtërore dhe kulturore, për ta nxjerrë këtë Shqipëri nga errësira në dritë, në diell. Dëgjuam zotin Krajka që e kishte marrë miratimin për pension të posaçëm pa asnjë lloj problemi. Si Krajka, si Kapexhiu, si Eno Koço, Adriatik Kallulli një nga letrarët më të mirë, të gjithë këta kanë pasur lehtësira për t'i kaluar me përshpejtësi, sepse mosha e tyre është kaq e madhe sa ne duam që ata t'i gëzojnë këto pensione sa të jenë gjallë. Edhe sa emra figurojnë në listë pritje? Ka shumë të tjerë në listën e pritjes, posi jo. Komisioni i MTKRS që mblidhet 1-3 herë në muaj, i kalon propozimet ministrit i cili ka të drejtë të shtojë ose të pakësojë dhe ia kalon direkt qeverisë. Them se në listë pritjeje duhet të ketë edhe 30-40 kërkesa të tjera. Por kuptohet politika e shtetit në vazhdimësi është për t'i shtuar sa më shumë njerëzit që kërkojnë dhe e meritojnë të marrin pension special.
Shekulli.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



