1.5 milionė USD pėr videon hard tė Marilyn Monroe Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 16 April 2008

Shtypi rozë amerikan ka nxjerrë dje në qarkullim lajmin për shitjen në shifra rekord të një videoje me pullë të kuqe të bjondes së famshme hollivudiane. Poza është e papërsëritshme: një.

 

Shtypi rozë amerikan ka nxjerrë dje në qarkullim lajmin për shitjen në shifra rekord të një videoje me pullë të kuqe të bjondes së famshme hollivudiane. Poza është e papërsëritshme: një e re flokëverdhë në gjunjë, që po "okupohet në mënyrë intensive" me një burrë në këmbë, i cili është e pamundur të identifikohet sepse koka e tij është prerë nga filmimi.

Që biondja në aksion është Merilin Monro, nuk ka asnjë dyshim pasi fytyra, flokët, buzëqeshja dhe nishani i pangatërrueshëm në të djathtë të fytyrës, tregojnë sheshit se bëhet fjalë për të.

Siç shkruan gazeta "New York Post", një koleksionist njujorkez, sapo e ka blerë për 1.5 milion dollarë një kopje të videos më pullë të kuqe të Monrosë. Kjo video bardhë e zi, në fakt, ka përfunduar në duart e FBI-së në vitet '60. Filmimi është i vërtetë dhe këtë e tregon fakti që një nga bashkëshortët e aktores, lojtari i bejsbollit, Xho di Maxhio ishte përpjekur, por pa sukses, të rikuperonte videon në periudhën mes 14 janarit dhe 27 tetorit të 1954-ës, në ato pak muaj martesë me yllin hollivudian.

Por, për zhgënjimin e FBI-së, (e cila ka bërë gjithçka për të zbuluar se kush është burri në video) ai nuk është as presidenti Kenedi, as vëllai i tij Bob, për të cilët thuhet se Monro i ka patur të dashur në periudha të ndryshme. Nuk korrespondojnë as datat, duke pasur parasysh se filmi është në fillim të viteve '50, përpara se Norma Xhein Beker (Merilini) të bëhej e famshme dhe të frekuentonte personat e sipërcituar.

Koleksionisti njujorkez anonim ka bërë menjëherë të ditur se do t'i mbajë imazhet e saj të mbyllura në kasafortë, pasi nuk do ta shndërrojë Merilinin në Paris Hilton. "Nuk do ta shes, e respektoj shumë",- është shprehur ai.

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.14889 Seconds