| Apolloni zgjedh "Pamje nga ura" |
|
|
| Thursday, 29 May 2008 | |||||||
"Pamje nga ura" rrëmben dy çmimet e para në "Apollonia 2008". Timo Flloko dhe Yllka Mujo u shpallën si aktorët më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit. Organizuar nga Teatri "Bylis" i Fierit, për gati një javë rresht, spektatori fierak ndoqi shfaqjet e trupave të teatrove të përzgjedhura si më të mirat në rrafshin mbarëkombëtar.
Timo Flloko dhe Yllka Mujo u shpallën aktorët më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit "Apollon 2008" "Pamje nga ura" rrëmben dy çmimet e para në "Apollonia 2008". Timo Flloko dhe Yllka Mujo u shpallën si aktorët më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit. Organizuar nga Teatri "Bylis" i Fierit, për gati një javë rresht, spektatori fierak ndoqi shfaqjet e trupave të teatrove të përzgjedhura si më të mirat në rrafshin mbarëkombëtar. Mbrëmja e së shtunës ishte nata e ndarjes së çmimeve. Pas shfaqjes përshëndetëse të trupës së Teatrit të Korfuzit në Greqi dhe asaj italiane, aktorja fierake, Hajrie Rondo, deklaroi mbylljen e festivalit. "Ashtu siç besuam, festivali u finalizua bukur, dhjetëra artistë u ngjitën në skenë dhe shpërfaqën vlerat e tyre në artin e aktrimit. Vepra kombëtare dhe botërore morën jetë në këtë sallë nga regjisorë të rinj dhe ata të karrierës",- u shpreh ajo. Më pas, juria e përbërë nga "Artistja e Popullit", Tinka Kurti, "Artisti i Merituar" Bujar Asqeriu, në pozicionin e kryetarit të jurisë dhe aktori Niko Kanxheri, ndau çmimet. "Artisti i Popullit" Luftar Paja, u nderua me Çmimin e Karrierës. "Nuk e laj dot borxhin që i kam spektatorit të Fierit dhe mbarë Shqipërisë. Do të mundohem me mish e shpirt sa të kem jetën t'ua shpërblej. Ne artistët, sidomos ata që kanë një kohë të gjatë që debutojnë në skenë dhe i kanë kapërcyer dhe kornizat e guackës dhe rrethit të tyre, kanë detyrime të mëdha se kudo që shkojmë na përshëndesin dhe kërkojnë nga ne. Kjo na bën të përkëdhelur dhe të mendohemi",- tha ai. Çmimi i dytë ( jo debutues ) për aktorët meshkuj e femra iu dha aktorëve Loredana Gjeçi dhe Sanie Hoti. Juria e festivalit i dha një çmim special aktorit kosovar, 62-vjeçarit, Çun Lajçi. Kryetari i jurisë, Bujar Asqeriu, u shpreh se "çmimi special jepet për një artist që me lojën e tij krijoi një magji të tërë dhe ky është Çun Lajçi". Gjatë marrjes së çmimit, Lajçi, tha se "sa mirë me pas shtet, do të jem aktori i parë që "Apolloninë 2008" e çoj në Republikën e Kosovës. Më vjen mirë që Shqipëria në moshën 62-vjeçare më dha një çmim". Së fundmi, Asqeriu prezantoi çmimet e para, rolin e protogonistit femër e mashkull, të fituar nga Yllka Mujo e Timo Flloko. Mujo uroi që ky festival të mos mbarojë kurrë, duke dhënë gjithmonë vlera dhe përmasa të reja, ndërsa Timo Flloko do të shprehejse është një çmim i rëndësishëm, jo vetëm sepse është festival mbarëkombëtar i aktrimit, por edhe pse bëhet fjalë për një çmim të marrë në teatër. " Kjo mua më ka motivuar dhe ndihem i çliruar nga barra e përgjegjësisë pas kësaj maratonës së këtyre shfaqjeve që kemi dhënë nga Tirana, Vlora, Korça dhe Fier, ku u kurorëzua si aktivitet. Është një klimaks i këtij procesi të lodhshëm dhe frytdhënës. Çmimi është një moment final, një trofe, është një vlerësim për punën dhe e motivon artistin, kur është një punë me sukses. Paduartrokitjet dhe emocionet e spektatorit nuk ka asnjë gjë vlerë në teatër. Teatri është magjia, që krijohet mes spektatorit dhe trupës", - është shprehur Flloko, pas marrjes së trofeut. Në festival morën pjesë tetë trupa. "Fqinjët" shkruar nga Rruzhdi Pulaha dhe regji të Dhimitër Orgockës hapi festivalin. Konkurroi gjithashtu Teatri "Petro Marko" i Vlorës me shfaqjen "Jo të gjithë vijnë për të vjedhur" nga Dario Fo me regji të Donald Hasanit, teatri "Aleksandër Moisiu" i Durrësit me pjesën "Të gjitha të njëjtën histori", e Dario Fo me regji të Driada Dervishit, Teatri Kombëtar me pjesën "Pamje nga ura" të Artur Miller dhe regji të Albert Mingës, kompania private "Çajupi" me "Shërbëtoret" e Jean Genet dhe regji të Kiço Londos, ndërsa teatri profesionist i Pejës "Përplasja" e dramaturgut kosovar Ekrem Kryeziu. Ndër të tjera, u shfaqën edhe dy vepra përshëndetëse, "Madeamaterial" e H. Myller nga Sardenja dhe "Bacchae" me regji të Nikos Dionysios nga trupa e teatrit shtetëror të Korfuzit. "Apollon ‚08" u mbështet financiarisht nga Bashkia e Fierit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Shekulli.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



