|
BUSEK PER BALLKANIN PERENDIMOR |
|
|
|
Thursday, 17 April 2008 |
Vendet e Ballkanit Perendimor duhet të marrin statusin e vendit kandidat për pranim në BE, deklaroi koordinatori special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek.
Vendet e Ballkanit Perendimor duhet të marrin statusin e vendit kandidat për pranim në BE, deklaroi koordinatori special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek. Ai në intervistën për gazetën vieneze "Standard" tha se është e nevojshme që këtyre vendeve t'u jepet statusi i kandidateve, për shkak se më pas drejtuesit e tyre shtetëror janë nën presionin për të përmbushur detyrimet për anëtarësim. "Duhet të bëhet një gjë e tillë. Nëse u jepet statusi i vendit kandidat, atëherë disa shteteve do t`i duhen tre vite, disave 20 vite, por politikanët dhe drejtuesit e tyre do të jenë nën presione për të përmbushur detyrimet dhe jo të merren me ide të gabuara", theksoi Busek. Ai deklaroi se vizat janë problem i madh për vendet e Ballkanit Perendimor. "Unë jam për liberalizim të plotë të regjimit të vizave, për shkak se krimineli i mirë edhe ashtu çdoherë pajiset me vizë. Me këtë do të zgjidheshin dhe lehtësoheshin shumë probleme sidomos korrupsioni", deklaroi koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore Erhard Busek
|