Bergman dhe djajtė e grave Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 05 June 2008

“Vaje dhe psherëtima” i Ingmar Bergmanit është historia e dy motrave që ruajnë në shtratin e vdekjes motrën e tyre të tretë. Drama e vendosur në një çiflig suedez në vitet 800 është e ndërtuar mbi të shkuarën nëpërmjet flashback-ve. Dy motrat nën kërcënimin dhe ankthin e vdekjes së më të voglës zbulojnë jetën e tyre të vërtetë të mbushur me gënjeshtra, egërsi.

 

Akademia e filmit “Marubi” shfaq sonte një vepër monumentale të kinematografisë botërore: “Vaje dhe psherëtima” e Ingmar Bergmanit

“Vaje dhe psherëtima” i Ingmar Bergmanit është historia e dy motrave që ruajnë në shtratin e vdekjes motrën e tyre të tretë. Drama e vendosur në një çiflig suedez në vitet 800 është e ndërtuar mbi të shkuarën nëpërmjet flashback-ve. Dy motrat nën kërcënimin dhe ankthin e vdekjes së më të voglës zbulojnë jetën e tyre të vërtetë të mbushur me gënjeshtra, egërsi, vetëpërçmim, faj dhe dashuri të ndaluara. Historinë që Bergmani e ka shkruar vetë e realizoi më 1973 me disa nga aktoret e tij të dashura si Harriet Andersson, Liv Ullman dhe Kari Sylwan e Ingrid Thulin.

Për filmin që do ta shohim të shfaqet sonte në mbrëmje në orën 19.00 në kinemanë e Akademisë së Filmit “Marubi”, Bergman ka shkruar: “Të gjithë filmat e mi i kam konceptuar në bardhë e zi, me përjashtim të “Vaje dhe psherëtima”. Në skenar, them se ngjyrën e kuqe e kam menduar si brendësinë e shpirtit. Kur isha fëmijë, shpirtin e kujtoja si një dragua të mugët, i kaltëremë si tymi, një krijesë e madhe me krahë që rri pezull, gjysmë zog, gjysmë peshk. Por brenda dragoit gjithçka ishte e kuqe”.

Ngjyra e kuqe që dominon çdo skenë që jepet nga çifligu i grave, është një alegori për shpirtin; e zeza, ngjyra e preferuar e Bergmanit, nënkupton lidhjet e sikletshme me religjionin në shumë filma të tij; nuk mungon e bardha që sugjeron pafajësinë e motrës më të re dhe virgjinitetin e saj.

Nëpërmjet tyre “Vaje dhe psherëtima” jep gjendjen e njeriut i ndodhur nën ndikimin e forcave të kundërta: nga njëra anë natyra e shpirtit dhe më anë tjetër ndrydhjet social-kulturore.

Kritika e quan “vepra më e përkryer kinematografike e Bergmanit”, një film për botën e gruas. Që të tre femrat mishërojnë djaj. Njëra ka probleme me sëmundjen, tjetra me tradhtitë që e ka shtyrë të shoqin drejt vetëvrasjes, ndërsa tjetra vetëgjymton organin seksual për të hequr qafe të shoqin.

Ingmar Bergman me këtë film vozit në ujërat e psikanalizës duke u shtyrë tek motivacionet e akteve të skajshme të tre femrave, duke i dhënë këto motivacione nëpërmjet ëndrrave dhe fantazive të tyre që për psikanalizën janë po aq të vërteta sa dhe përvojat reale.

Sipas “Sense of cinema”, “skenat që tregojnë vuajtjen dërrmuese para vdekjes janë ndër përshkrimet më dramatike dhe më të llahtarshme të dhimbjes në historinë e kinemasë”. Personazhet janë të pafuqishëm për të gjetur një ngushëllim tek magjia apo besimi sepse “në fund të fundit dështimi i religjionit për të qetësuar shpirtin e munduar është një nga temat që dominon veprën e Bergmanit. Duket e kotë ta themi, -vazhdon komenti i “Sense of cinema”, “po “Vaje dhe psherëtima mbart nëntekst të fortë dhe të shumanshëm religjioz.”

Titulli i filmit është huazuar nga koncerti i 21 për piano i Moxartit. Nuk ka dyshim se edhe ai bart kundërshtitë bazë emocionale dhe ndjesore të njeriut: dhimbja si vuajtje dhe dhimbshuria si mëshirë.

 

Shekulli. 

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.48735 Seconds