| Bunkerėt-shtėpi tė Gėrdecit |
|
|
| Sunday, 13 April 2008 | |||||||
Familja Sefaj ka nxjerrë bagëtitë nga bunkeri, për t'i gjetur një strehë vetes. Humbën një të afërm dhe shtëpinë.
Familja Sefaj ka nxjerrë bagëtitë nga bunkeri, për t'i gjetur një strehë vetes. Humbën një të afërm dhe shtëpinë
Banorët, mes etheve të dëmshpërblimit të vonuar dhe frikës nga zona e infektuar e shpërthimit
TIRANË- Ka nxjerrë lopën nga "shtëpia" dhe ka hyrë vetë brenda. Një bunker i vjetër, gjysmë i shkatërruar e ku ende ndjehet era e bagëtive, është kthyer në banesën e familjes Sefaj në Gërdec. Shpërthimi i 15 marsit i ka lënë në qiell të hapur dhe në mëshirë të fatit. E vetmja që i ndihmoi ishte lopa e tyre, pasi shteti u ka thënë të presin deri kur të bëhen letrat për të marrë dëmshpërblimin. "E pse të mos qeshë në gjykatë Delijorgji, me gjithë gjëmën që na shkaktoi. Të gjitha i vuajmë ne. Vajza më vdiq për 10 mijë lekë të vjetra, pa shtëpi e katandi kam mbetur. Kemi rreth një muaj që flemë në bunker dhe nuk e dimë sa kohë do të qëndrojmë kështu", -nis rrëfimin nëna e Nafie Lacit, e cila humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit. Për të moshuarën nuk ka rëndësi nëse dënohet apo jo Delijorgji, ai nuk do t'ia kthejë sërish të bijën. Por ajo kërkon që shteti të mbajë përgjegjësitë e veta dhe t'i kthejë sytë nga ata, viktimat e shpërthimit të 15 marsit.
Ushtarët rrethojnë zonën e infektuar TIRANË- Prej disa ditësh, në krater kanë mbërritur ekspertët amerikanë, të cilët po hetojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Disa metra larg kraterit në fshatin Gërdec janë ngritur postblloqe të ushtrisë të cilat nuk lejojnë kalimin e civilëve në atë që e kanë quajtur zonë ushtarake. Ushtarët prej pak ditësh janë angazhuar në rrethimin e të gjithë zonës, e cila është ende e infektuar. "Të dyja faqet e malit si dhe një pjesë e fshatit Gërdec do të rrethohet, pasi është ende një zonë e infektuar. Pas rrethimit, specialistët do të punojnë në pastrimin e zonës",- thanë punonjësit pranë kraterit. "Zonën e kraterit do ta kthejmë në zonë të sigurt. Qëllimi ynë është pastrimi i plotë i saj e cila do të zgjasë për rreth dy vjet. Në zonën përreth ka ende municione të paplasura dhe djegore të cilat rrezikojnë jetën e njerëzve. Ndaj dhe specialistët po punojnë për pastrimin e të gjithë zonës",- shtuan më tej punëtorët. Ndërkohë që paralelisht me punën e ushtarëve të cilët rrethojnë zonën përreth kraterit, ushtarë të tjerë në bashkëpunim me bashkinë e Vorës, kanë nisur punimet në shtrimin e rrugës së fshatit Gërdec.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



