| Ēernobil, Kosovė dhe tė burgosur politikė |
|
|
| Thursday, 20 March 2008 | |||||||
|
Dy temat qendrore të ditës së dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Gjashtë projeksionet që shfaqen sot në tre seanca, përmbajtjen e tyre me fjalë të tjera mund të shihnim edhe kështu: Perëndimi që vë në pikëpyetje sundimin e ligjit, ndërsa Evropa Lindore është tek këmbët e rrënojave të Luftës së Ftohtë. “Një e diel në Pripyat”, është filmi që hap ditën e dytë. Prodhimi francez i vitit 2006, me autorë Blandine Huk dhe Frederic Cousseau, në 26 minuta na çon diku në Europë është një zonë e ndaluar. Njëzet vjet pas katastrofës së centralit nuklear të Çernobilit, Pripyati, qytet model i viteve 70, i vendosur në zemër të “zonës së ndaluar”, dikur i banuar nga 50 000 njerëz, shumica punëtorë, është shndërruar në një qytet fantazmë.
Nuk duhet humbur dokumentari i orës 15.30, “Sundimi i ligjit”, dokumentari austriakdhe regjisorja e tij Susanne Brandstätter shoqëron në 99 minuta Claudia Fenz-in, gjykatëse ndërkombëtare gjatë rrugëtimit të saj në Kosovë përmes një rasti brutal të vrasjes së një serbi dhe mamasë së tij nga gjashtë kosovarë.
Në orën 17.30 dokumentari i Marc Bauderit dhe Dörte Franke-it “Last to knoë” i zhvendos problemet e të drejtave të njeriut në Gjermani, më saktë në regjimin e Gjermanisë Lindore ku ka patur 250 000 të burgosur politikë. Janë njerëz të zakonshëm të ndrydhur nga familja dhe shoqëria dhe të ndaluar të flisnin ose të silleshin me autoritetet shtetërore. Ky film trajton jetën e tre familjeve gjermane pas regjimit të Gjermanisë Lindore të cilat kishin një ose disa prej anëtarëve të tyre të burgosur, dhe trajton pasojat e shkaktuara nga burgimi të cilat janë ende të pranishme. Bauder dhe Franke i sjellin këto familje se bashku dhe, në mënyrë të kujdesshme por insistuese, ata marrin informacion për të zbuluar eksperiencat dhe dëgjuar sesi këto familje, kanë përjetuar burgosjen e viktimave.
“Një leksion nga Bjellorusia”, edhe ky një dokumentar që sjell dëshmi për botën e vendeve të ish- Bashkimit Sovjetik, i kushtohet Bjellorusisë pas shkëputjes nga perandoria socialiste, demokracisë së shkurtër të këtij vendi deri në vitin 1995 me ardhjen në fuqi të Presidentit Alexandër Lukashenko. Prodhimi Polako-Bjellorus me regjisor Miroslaw Dembinski i vitit 2006, që projektohet në orën 20.00, në 52 minuta tregon historinë e Franek Viacorka-s i cili studion në Minsk, në një Lice elita që është krijuar nga babai i tij, për të promovuar gjuhën bjelloruse. Dhe pse liceu është shpallur i paligjshëm nga ana e qeverisë dhe babai i Franekut është burgosur, ai së bashku me studentët e tjerë vazhdojnë aktivitetin e tyre antiqeveritar që prej vitit 2003. Pavarësisht kërcënimeve dhe urdhër-arrestevetë vazhdueshme, ata botojnë gazeta të mbushura me mendime kritike dhe regjistrojnë këngë e japin koncerte kundra regjimit.
Kur ngjarjet e 11 shtatorit 2001 kërcënuan jetën e tij në rrugët e Nju Jorkut, ai njihet me një regjisore njujorkeze, Linda Hattendorf-in, autoren e “Macet e Mirikitanit”, e cila e merr në shtëpi dhe të dy së bashku ndërmarrin një udhëtim ballafaques me të kaluarën e Mirikitanit.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



