Fytyra tjetėr e globalizimit Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 08 June 2008

Banorët e përhershëm të Parkut Rinia u bënë të parët vizitorë. Enden mes fotografive të nderura në tel me kapëse, si rroba të sapolara. Fëmijë të veshur keq, të zbathur, me fytyra të palara, gra lypëse shtatzëna, që duket sikur shikojnë veten. Janë edhe ata pjesë e globalizimit. Portrete të dhimbjes, luftë, varfëri. “Tregime nga një botë në globalizim”, një ekspozitë ndërkombëtare fotografike me 200 punime të dhjetë autorëve nga vende të ndryshme të botës, është zhvendosur nga Kabuli i Afganistanit për në Shqipëri.

 

“Tregime nga një botë në globalizim”, një ekspozitë ndërkombëtare fotografike me 200 punime të dhjetë autorëve nga vende të ndryshme të botës, është zhvendosur nga Kabuli i Afganistanit për në Shqipëri

 

Banorët e përhershëm të Parkut Rinia u bënë të parët vizitorë. Enden mes fotografive të nderura në tel me kapëse, si rroba të sapolara. Fëmijë të veshur keq, të zbathur, me fytyra të palara, gra lypëse shtatzëna, që duket sikur shikojnë veten. Janë edhe ata pjesë e globalizimit. Portrete të dhimbjes, luftë, varfëri. “Tregime nga një botë në globalizim”, një ekspozitë ndërkombëtare fotografike me 200 punime të dhjetë autorëve nga vende të ndryshme të botës, është zhvendosur nga Kabuli i Afganistanit për në Shqipëri. Pas prezantimit përpara "Kafes së Madhe", në qendër të qytetit të Shkodrës,ku tërhoqi vëmendjen e shumë shkodranëve, ekspozita me kurator Daniel Schwartz, mbërriti në Tiranë, për t’u vendosur në një nga këndet e Parkut Rinia. Do të qëndrojnë aty deri të hënën dhe është e vizitueshme në çdo orë të ditës dhe natës madje, pasi fotografitë do të qëndrojnë mes parkut 24 orë në 24. Fotografitë vijnë nga kënde të ndryshme të botës, Afrika, Azia, Europa, Amerika e Veriut dhe ajo Latine. Por më therëset janë ato që vijnë nga vende të botës së tretë. Janë fotografi të realizuara në Afrikë, apo Azi dhe për nga efekti, të sjellin ndër mend fotografitë gazetareste të “World Press Photto”. Përmes aparatit të tyre fotografik artistët tregojnë një nga fytyrat e globalizimit. Rrafshimin e vlerave, identiteteve, krijimin e elitave të reja, varfërimin e cave dhe pasurimin e ca të tjerëve.
 
Kontraste bardhë e zi. Fotografëve nuk iu duhet të kërkojnë shumë. Gjithçka është e gatshme përpara syve të tyre, në vendin e lindjes, apo në ato vende ku kanë kryer shërbime. Amerikani Thomas Kern hulumton nga Detroiti në kufirin meksikan, tek ëndrra e madhe e hapjes së kufijve, lëvizjes së lirë dhe zhvillimit. Nga arratia majë kamionëve tek përplasja me një botë të panjohur, të ashpër, që nuk i pret aq lehtë të ardhurit. Cristina Nunez ndalet në Itali, ku gërshetohen kultura dhe etni. Nuk i duhet të kërkojë nëpër geto, por në botën e modës. Stephan Vanfleteren sjell histori portretesh në kohërat e globalizimit. Varfëri dhe vetmi, në fytyrat e njerëzve që ngrysin ditët duke menduar për një të nesërme të pashpresë, duke thithur fort një cigare, apo duke pirë me fund një gotë birrë. Me fotografitë e tij, fotografi Shehzad Noorani na çon në Nepal, ku flitet për mbijetesë dhe për fëmijëri të mohuara.

Pas përfundimit të luftës dhe shërimit të plagëve, Ziyo Gafic është në kërkim të identitetit në Bosnje –Hercegovinë. Të tjera pamje vijnë nga emigrantët në Paris, vlerat e trashëguara dhe të reja në Vietnam, Brazil, Kenia, Sierra Leone, etj. Çdo artist paraqitet me rreth 20 fotografi, kryesisht bardhë e zi, duke formuar një pamje më të plotë të procesit të pamëshirshëm të globalizimit. Nuk do të mungojë në këtë panoramë edhe pjesa shqiptare. “Shqipëria në globalizëm” është konkursi i fotografisë i shpallur nga Agjencia Zvicerrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që mundësoi edhe ardhjen e ekspozitës në vendin tonë. Nga ky konkurs do të dalin edhe tre fotografi fituese, të cilat do t’i shtohen kësaj ekspozite, e cila do të vijojë udhëtimin e saj në vende të tjera të botës.
 
Tre fituesit që do t'i bashkangjiten kësaj ekspozite do të vlerësohen me nga një çmim financiar prej 100- 200 eurosh. Sa i përket hapësirave ku u ekspozuan këto fotografi, ajo i përgjigjet motos së këtij aktiviteti “Veprat e arteve nuk varen vetëm në galeri”. Është version tjetër i ekspozimit që shfrytëzon hapësirat publike dhe fton si vizitorë të saj edhe ato shtresa të popullsisë, të cilët nuk hyjnë në galeritë e artit. Kjo ekspozitë e paraqitur për herë të parë në Zvicër në vitet 2003 dhe 2004, vazhdoi turin botëror, duke tërhequr 150 000 vizitorë në 10 qytete të 10 vendeve kryesore të botës. Qëllimi është të vijojë turin, duke u bërë një lloj ndërgjegjjeje, që nuk flet me fjalë, por tërheq vëmendjen mbi atë që po ndodh.

Shekulli. 

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39126 Seconds