| Homazhi shqiptar pėr mjeshtrin |
|
|
| Friday, 30 May 2008 | |||||||
Homazh për Bergmanin edhe në Tiranë. Në prag të 90 - vjetorit të lindjes, por edhe 1 vjetorit të vdekjes së një prej figurave më të mëdha të kinematografisë botërore, regjisorit suedez Ingmar Bergman, në të gjitha vendet e Evropës, po zhvillohen Ditët e Bergmanit. Në Shqipëri Ditët organizohen nga Ambasada Suedeze dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi".
Si në të gjithë Evropën, nisin sot në Tiranë, Ditët e Bergmanit. Tre ditë aktivitet në Kinemanë "Marubi", ku do të shfaqen disa nga filmat më të njohur të regjisorit të madh Homazh për Bergmanin edhe në Tiranë. Në prag të 90 - vjetorit të lindjes, por edhe 1 vjetorit të vdekjes së një prej figurave më të mëdha të kinematografisë botërore, regjisorit suedez Ingmar Bergman, në të gjitha vendet e Evropës, po zhvillohen Ditët e Bergmanit. Në Shqipëri Ditët organizohen nga Ambasada Suedeze dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi". Do të shfaqen disa nga filmat më të njohur të regjisorit, si dhe intervista e fundit që ai ka dhënë në dhjetor të vitit 2006, vetëm pak muaj përpara se të ndahej nga jeta. "Tirana i bashkohet Ditëve të Bergmanit (Bergman Days) që po zhvillohen në të gjitha kryeqytetet evropiane, me nismën e Ambasadave Suedeze. Është një homazh që i bëhet veprës së tij", - thotë regjisori Kujtim Çashku. Në programin e këtyre ditëve, parashikohet që sot në orën 19.00-21.00 të shfaqet intervista e fundit e mjeshtrit, "Bergman Island", dhënë në vitin 2006. Ndërsa nesër në orën 17.00 do të shfaqen dy filmat "Dreams"("Ëndrrat") dhe "Autumn Sonata" ("Sonata e vjeshtës"). Paralelisht me karrierën e tij kinematografike, Bergmani punoi gjithashtu në teatër. Si një regjisor teatri ai u shqua për imagjinatën e tij, si në dramat historike, ashtu edhe në ato moderne, të cilat janë ngjitur në skenat suedeze, por edhe jashtë.Nisi karrierën e tij në teatër si një student i ri, për ta vazhduar në fund të jetës së tij, duke drejtuar produksionin e tij të fundit në vitin 2002. Periudha më e suksesshme në teatër është koha kur ai drejtonte Malmo Municipal Theatre ('52-'58), gjatë së cilës ngriti një trupë brilante aktoriale, të famshmin "Ansambli i Bergmanit", të cilin e përdori edhe në filmat e tij. Një periudhë e mbushur me eksperimente, madje edhe në veprat e klasikëve të mëdhenj si Molieri, Gëtja, Ibseni, etj. Më vonë ai do të vihej në krye të Royal Dramatic Theatër në Stokholm, ku vijoi të njëjtën rrugë si në Malmo. Gjatë karrierës së tij, mes teatrit dhe filmit, Bergmani iu kthye edhe të shkruarit, ku u shqua për origjinalitetin e tij. Bergman u nda nga jeta në 20 korrik të vitit 2007. lajmi i vdekjes së tij zuri faqet e para të shtypit në të gjithë botën, që i kushtuan atij analiza dhe komente. Sipas tyre, ai ishte një mjeshtër, një forcë e madhe, që ndryshoi botën e kinemasë përgjithmonë.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



